‘Pas ratifikimit të demarkacionit, ndoshta mund të shkojmë deri në Kullë dhe Çakorr pa viza’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ironizuar me shënjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ka thënë se edhe pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ndoshta do të kemi mundësi të gjithë të shkojmë deri në Kullë dhe Çakorr pa viza, por ai ka thënë se gjithsesi do të […]
“Pas ratifikimit te Demarkacionit me Malin e Zi, ndoshta mund të shkojmë deri në Kulle dhe deri në Cakorr pa viza, por do të na duhet pasaporte”, ka shkruar Selimi.
Gjatë ditës së djeshme presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi nënshkruan një marrëveshje për korrigjimin e kësaj marrëveshje. Ndërsa Kryesia e Kuvendit vendosi të mbajë seancë të jashtëzakonshme të dielën për ratifikimin e kësaj marrëveshje, por që kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme ka thënë se kjo seancë nuk do të mbahet të dielën.












