Pas përplasjeve për Demarkacion, Edi Rama shfaqet duke festuar në shtëpinë e Haradinajve (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, ku shihen duke festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Periskopi. “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, ka shkruar Rama në profilin e tij. Ky reagim i tij erdhi pas […]
“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, ka shkruar Rama në profilin e tij.
Ky reagim i tij erdhi pas raportimeve të medieve për përplasje mes dy kryeministrave.
Rama, që po qëndron në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për një kohë të gjatë nga Kosova, jo vetëm që ka lënë qytetarët pa viza, por edhe ka dëmtuar shtetin në politikën ndërkombëtare. Sipas tij, Demarkacioni nuk ishte asgjë tjetër, përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, shkruan Periskopi.
Pas kësaj deklarate në ‘Zona e Pavarësisë’ në Klan Kosova, erdhi reagimi i ashpër i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj, përmes Facebookut i tha Ramës që të mos merret me shpikjet politike në Kosovë, por të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë.
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka thënë Haradinaj./Periskopi













