Pas lirimit nga paraburgimi flasin Haliti e Arifi

Pas lirimit nga paraburgimi flasin Haliti e Arifi

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, kanë folur pas lirimit të tyre nga paraburgimi dhe vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer çështjen e tyre në rigjykim. Në intervistat e tyre për KALLXO.com, ata besojnë se në fund të këtij rigjykimi do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Themelore në […]

Të akuzuarit Arifi e Egzon Haliti gjatë qëndrimit në paraburgim kanë qenë në të njëjtën qeli me të akuzuarin tjetër, Frashër Krasniqi.

Por ata thanë se asnjëherë nuk kanë diskutuar me deputetin Krasniqi në lidhje me problemet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se qëndrimet e palëve në këtë rast tashmë kanë qenë të ditura.

Sipas tyre, diskutimet kanë qenë për rutinën ditore në burg, por jo për çështjet e Vetëvendosjes apo dorëheqjen e Frashër Krasniqit nga kryesia e partisë, për të cilën Atdhe Arifi thotë se e ka kuptuar vetëm nga lajmet të cilat i ka parë në televizorin që e kanë pasur në qeli.

Edhe Arifi edhe Haliti e kanë konfirmuar se Albin Kurti nuk i ka vizituar gjatë kohës sa kanë qenë në paraburgim, por ata e arsyetojnë këtë me faktin se vet Kurti ka pasur një proces gjyqësor dhe pas daljes nga paraburgimi pasi që, sipas tyre, atij i është dashur të merret me çështjet e brendshme të partisë.

Ndërsa, kanë konfirmuar se në listën me emrat e atyre që këta kanë propozuar t’i takojnë nuk i kanë futur asnjëherë ish kryetarin Visar Ymeri dhe ish sekretarin Dardan Molliqaj, për shkak të dallimeve politike.

Trajtimi në burg, sipas tyre, ka qenë i mirë, mirëpo siç e thonë ata kushtet nuk kanë qenë aspak të mira.Gjykata e Apelit ditën e djeshme vendosi për ta kthyer në rigjykim rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë dha verdiktet për katër të dyshuarit për këtë rast. Atdhe Arifi, 25 vjeçar, u dënua me 6 vjet burg; deputeti Frashër Krasniqi, 29 vjeçar, u dënua me 8 vjet burg; Egzon Haliti, 24 vjeçar, u dënua me 5 vjet e gjysmë burg si dhe Adea Batusha, 21 vjeçare, u dënua me 2 vjet burg.

Këta të katër akuzoheshin se më 4 gusht të vitit të kaluar në bashkëkryerje kishin sulmuar Kuvendin e Kosovës, andaj mbi ta vihej në barrë vepra penale terrorizmit, vepër kjo e paraparë në nenin 136 të Kodit Penal të Kosovës, ndërsa në këtë rast e kualifikuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, e dënueshme me jo më pak se 5 vjet burg

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?