Partitë nuk arritën marrëveshje për demarkacionin, përpjekja vazhdon nesër

Partitë nuk arritën marrëveshje për demarkacionin, përpjekja vazhdon nesër

Partitë politike të vendit kanë dështuar në mbrëmjen e së enjtes që të arrijnë një marrëveshje, e cila do t’i hapte rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kuvendin e Kosovës. Gazeta Express ka marrë vesh, nga burime të përfshira në diskutime, se palët do të përpiqen […]

Gazeta Express ka marrë vesh, nga burime të përfshira në diskutime, se palët do të përpiqen që të arrijnë një marrëveshje gjatë ditës së nesërme.

Sipas këtyre burimeve, një përplasje mes Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po pengon arritjen e marrëveshjes shumëpartiake për Demarkacionin.

Mësohet se LDK dhe AAK janë duke u shtyrë për terminologji – dy partitë nuk po bien dakord për emërtimin e raportit për demarkacionin e kufirit, të përpiluar nga komisioni shtetëror, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.

Më herët, LDK ka lëshuar një komunikatë për media, duke thënë se i ka ofruar zgjidhje koalicionit qeverisës për demarkacionin, por nuk ka treguar se çfarë saktësisht.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në komunikatë.

LDK u ka bërë thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga ajo, dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse.

“LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, përfundon komunikata e LDK’së.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në Twitter.

“Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership”, ka deklaruar Apostolova.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?