Partia e Merkel-it miraton marrëveshjen e koalicionit të madh

Kancelares së partisë konservatore i është dhënë drita e gjelbër për formimin e qeverisë së re me Social Demokratët. Por përkundër këtij përafrimi, tensionet brenda partisë janë të pamundura të injorohen. Siç pritej, delegatët në konferencën e partisë CDU në Berlin të hënën miratuan me një kufi të gjerë marrëveshjen e koalicionit të madh me […]
Siç pritej, delegatët në konferencën e partisë CDU në Berlin të hënën miratuan me një kufi të gjerë marrëveshjen e koalicionit të madh me Social Demokratët (SPD), me vetëm 27 prej 975 delegatëve që votonin kundër tij. Më parë, kancelarja Angela Merkel u kërkoi anëtarëve të tjerë të partisë të mbështesin marrëveshjen.



Believe it or not, there are some opponents of the grand coalition #NOGROKO in #Merkel‘s #CDU, though they’re somewhat camera shy. One told me she fears rampant government spending and wants refugees to integrate. Can they get significant votes at today’s party conference? pic.twitter.com/K0G7TK47vf
— Jefferson Chase (@chaseongermany) February 26, 2018
Shumë prej pjesëmarrësve në konferencën e konservatorëve mbetën të pakënaqur nga koncesionit që u ka dhënë SPD-së, por ajo argumentoi se është më e mira që mund të bëhej, raporton “DW”, transmeton Periskopi.
“Ne nuk do ta hedhim poshtë mandatin që na ofruan qytetarët vetëm sepse jemi të pakënaqur me rezultatin,” tha Merkel. “Njerëzit gjithmonë e kanë llogaritur CDU-në si përgjegjëse për vendin.”
Ajo gjithashtu e mbrojti vendimin e saj për dhënien e Ministrit të Financave SPD-së.
“A duhet ta lejojmë marrëveshjen të dështojë vetëm për shkak të kësaj pozite?” ajo pyeti. “Përgjigja ime është jo.”
“Fati i Gjermanisë dhe Evropës është në duart tona,” u tha ajo delegatëve. “Ne duam t’i japim formë fatit përpara se të tjerët ta bëjnë. Kjo është përse ne kemi nevojë për një shtytje të re për Evropën.” /Periskopi/












