Paralajmërimi i Mimoza Kusarit: Jemi para një momenti kritik për të ardhmen e vendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit LA, Mimoza Kusari Lila, ka shkruar se vendi ndodhet para një momenti kritik për të ardhmen, shkruan Periskopi. Ajo e përshkruan si ‘ngulfatëse’ dhe ‘shpresëmbytëse’, situatën politike të krijuar në Kosovë. Në një publikim në rrjetin social ‘Facebook’, ajo ka përmendur reagimet e sotme të kryeministrit […]
Ajo e përshkruan si ‘ngulfatëse’ dhe ‘shpresëmbytëse’, situatën politike të krijuar në Kosovë.
Në një publikim në rrjetin social ‘Facebook’, ajo ka përmendur reagimet e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj, për të cilin thotë se nuk e duron shprehjen e medimit të lirë dhe ofendon grupin parlamentare opozitar.
Ajo thotë se kanë përgjegjësi më shumë se sa të barikadohen në pozitat të cilat i mbajnë brenda subjekteve.
Lexoni të plotë reagimin e saj:
Situata e krijuar politike në Kosovë dhe atmosfera e përgjithshme, janë ngulfatëse dhe shpresëmbytëse.
Me Kryeministrin që nuk duron shprehjen e mendimit të lirë dhe ofendon grupin parlamentar opozitar i cila deklarohet për mbështetje të Demarkacionit, me deputetë që ju pengon fjala e lirë e gazetarëve dhe të cilët i akuzojnë për protesta e deri tek shtyerja e pafund e votimit për demarkacionin, në mungesë të guximit për të pranuar se vendimarrja ka përgjegjësi që shkojnë më larg se egoja e individit dhe interesit partiak.
Me këtë çasje, Kosovës, nuk po i cenohet vetëm lëvizja e lirë. Kosovës, po i cenohet më shumë fjala dhe mendimi i lirë nga vetë njerzit e Kosovës.
Kemi përgjegjësi më shumë se sa të barikadohemi në pozitat të cilat i mbajmë brenda subjekteve tona.
Nuk po e shohim malin përtej drurit tek fëtyra jonë.
Kosovës i duhet më shumë oksigjen i pastër për ide të reja dhe hapësirë për të gjithë Kosovarët të ndjejnë veten pjesë të dinjitetshme të Evropës.
Jemi para një momenti kritik për të ardhmen e vendit tonë.
Sikur pozitat të vinin vetëm me privilegjet, çdokush duhej të ishte në pozitë. Megjithatë, numri i atyre që janë është i pakët, andaj, të marrin përgjegjësinë për shtetin dhe për popullin e Kosovës.












