Paralajmërimi i deputetit të PDK-së: Demarkacioni përmbyllet të mërkurën

Memli Krasniqi beson se demarkacioni me Malin e Zi, merr epilog të mërkurën, në seancën që pritet të mbahet për të tretën herë radhazi për këtë çështje. Ai thotë se më i rëndësishëm ka qenë konsensusi në mes të partive shqiptare, derisa i ka ftuar edhe deputetët e tjerë që t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje. Shefi […]
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, thotë se angazhimet e Kryetarit Veseli që gjatë gjithë javës ka kërkuar konsensusin për ratifikimin e demarkacionit me te gjitha palët, sot përfundimisht kane rezultuar me sukses të plotë, sepse është arritur pajtimi për të shkuar ne seance te dakorduar.
Zyrtari i lartë i PDK’së thotë se pas takimit me kryeministrin Haradinaj, Veseli ka biseduar edhe me përfaqësuesit e LDK-se dhe tanimë dallimet minore qe kane ekzistuar dje janë te tejkaluara.
“Ne besojmë se te mërkurën ratifikimi do të përmbyllet me sukses”, shprehet Krasniqi.
Siç thekson ai, më i rëndësishëm ka qenë konsensusi i gjerë ndemjet partive politike shqiptare dhe tani thotë se presin që këtij konsensusi t’i bashkohen edhe deputetët e tjerë, për te arritur shumicën e nevojshme për ratifikim.
LDK ishte përplasur edhe dje në Kuvend me Ramush Haradinajn. Kundërshtitë kishin të bënin rreth raportit të Bulliqit. LDK refuzonte që në votim të dalë edhe raporti i Bulliqit, derisa Haradinaj insistonte që kjo të ndodhte.
Megjithatë duket se sa i përket kësaj çështjeje palët më në fund kanë arritur të dakordohen.












