Pacolli tregon pse u përplas në Kuvend me Pal Lekajn

Pacolli tregon pse u përplas në Kuvend me Pal Lekajn

Behgjet Pacolli me tu futur në sallën e Kuvendit kur pritej të niste seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, u duk paksa i nervozuar. Ai madje pati edhe një komunikim me ton të lartë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj. E arsyeja është devijimi i trasesë së autostradës Prishtinë-Gjilan, ku sipas Pacollit është ndryshuar […]

Është pikërisht Pacolli i cili ka sqaruar gjithë ngjarjen duke thënë se ka pakënaqësi të mëdha në këtë projekt.

Pacolli ka shtuar se ai është i hapur dhe se sipas tij gjërat duhet të bëhen në mënyrë transparente dhe jo në mënyre tinëzare.

“Ka qenë arsyeja se unë jam njeri i hapur dhe gjërat duhet të bëhen në mënyrë transparente  e dua transparencën. E kanë ndryshuar trasenë pa e diskutuar.  Çështje  publike është për arsye se unë nuk jam ai që blej toka, ai që spekuloj është një trase eksiztuese, zgjerimi i kësaj traseje do t’i kushtoj me pak buxhetit”, ka thënë Pacolli për Indeksonline.

Sipas tij kjo çështje do të ketë zgjidhje dhe se ajo do të kthehet në normalitet pasi sipas tij origjinali i trasesë ka qenë zgjerimi i saj.

Ndër të tjerash Pacolli është pyetur nëse ka kontaktuar me ministrin Lekaj për këtë çështje pas diskutimeve sot në Kuvend. “Kemi biseduar me ministrin edhe për këtë çështje”, ka shtuar Pacolli.

Ai gjithashtu është deklaruar edhe për çështjen e demarkacionit, e cila as sot nuk pati zgjidhje në Kuvendin  e Kosovës.

“Unë besoj se do të kryhet çështja e demarkacionit, është paraparë që të kryhet dhe qytetarët e kanë kuptuar se duhet të kryhet demarkacioni, në mënyrë që të përfitojnë kushtin e fundit që të lëvizin lirshëm”, ka përfunduar Pacolli.

Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi ka mbetur të shqyrtohet nesër në ora 10:00.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?