OKB kalon rezolutën për Sirinë, 30 ditë kohë për ndihmat

OKB kalon rezolutën për Sirinë, 30 ditë kohë për ndihmat

30 ditë kohë për të ndihmuar njerëzit e ngecur në grackën e konfliktit civil në Siri. Kjo është rezoluta e miratuar unanimisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i thënë fund kështu një zvarritjeje që zgjaste që nga dita e enjte. Rusia kërkoi ndryshime në draftin që bën thirrje për një armëpushim […]

Kjo është rezoluta e miratuar unanimisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i thënë fund kështu një zvarritjeje që zgjaste që nga dita e enjte.

Rusia kërkoi ndryshime në draftin që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor, në mënyrë që t’u jepet mundësi ndihmave mjekësore dhe evakuimeve të civilëve. Diplomatët e Perëndimit akuzojnë Rusinë, aleatin kyç të Sirisë, se po përpiqet të fitojë kohë. Franca tha se dështimi për të vepruar shpejt mund të përcaktojë fundin e vet Kombeve të Bashkuara.

E gjithë vëmendja është fokusuar mes zemërimit mbi gjendjen e civilëve në enklavën rebele të Ghoutës Lindore.

Aktivistët thonë se 462 persona kanë humbur jetën tashmë atje, brenda kësaj jave. Avionët luftarakë sirianë kanë vijuar bombardimet edhe gjatë së premtes, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shkruan Top Channel.

Douma dhe Hamouriyeh janë mes zonave të goditura më rëndë. Fuqitë perëndimore dyshojnë se Moska po kërkon t’i japë kohë Sirisë për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave që mbrojnë enklavën e kontrolluar prej rebelëve në periferitë e Damaskut.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca bënë thirrje që rezoluta të miratohej pa vonesa. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura tha se paqja duhej arritur urgjentisht, e rrjedhimisht të lejohej edhe qasja e pakontestuar e ndihmës në Ghoutën Lindore.

Duke komentuar situatën gjatë pasdites së të premtes, presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin e fajit vetëm te Siria dhe aleatët kyç të saj, Rusia dhe Irani, për krizën humanitare.

“Ajo çfarë kanë bërë këto tri shtete për popullin gjatë kësaj periudhe të fundit e të shkurtër kohe është një fatkeqësi për të ardhur turp”, tha ai, duke folur në krah të kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, që ndodhej për vizitë në Uashington.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?