“Nuk ke me ia pa hairin!”, kështu u kërcënua investitori zviceran në Mitrovicë

“Nuk ke me ia pa hairin!”, kështu u kërcënua investitori zviceran në Mitrovicë

Patrick Fluder, një bashkatdhetar i yni nga Zvicra, i cili ka privatizuar një lokal në Mitrovicë, nuk po mund ta shfrytëzojë nga frika që mos po ndodhë ndonjë e keqe në mes tij dhe ish-qiraxhinjve të atij lokali. “Nuk ke me ia pa hairin!”, ky është mesazhi që investitorë nga diaspora kanë marrë në Mitrovicë […]

“Nuk ke me ia pa hairin!”, ky është mesazhi që investitorë nga diaspora kanë marrë në Mitrovicë në disa raste të hulumtuara nga ekipi ynë.

Hulumtimi tregon se rasti është raportuar në Polici dhe përpos procedurave standarde nuk ka pasur arrestime dhe trajtim më serioz ndaj pretendimeve për kërcënime.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha për emisionin “Drejtësia në Kosovë“ se rasti është lajmëruar dhe është trajtuar për elemente të kanosjes ndaj investitorit dhe ka shkuar në Prokurori Themelore.

Ndërsa, kryeprokurori Shyqyri Syla ka konfirmuar se Prokuroria në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Gentuar Aliut për kanosjen që ia ka bërë investitorit Patrick Fluder, por aktakuza ende nuk është në rend për t’u trajtuar nga ana e Gjykatës.

“Me datën 09.08.2017 kjo Prokurori ka marrë kallëzimin penal kundër Gentuar Aliut për veprën penale kanosje pasi që i njëjti kishte kanosur Patrick Fluderit lidhur me shfrytëzimin e lokalit ‘Modesta’. Menjëherë prokurori e ka marrë në punë dhe e ka ngritur aktakuzën”, tha Syla.

Aktakuza e Prokurorisë ne Mitrovicë, kopjen e së cilës e ka siguruar “Drejtësia në Kosovë” përshkruan veprimet e Gentuar Aliu kundrejt investitorit nga Zvicra, Patrik Fluder.

“Gentuar Aliu, në fillim të muajit qershor të vitit 2017 në Mitrovicë ka kanosur personin tjetër dhe atë të dëmtuarin Patrick Fluder, ashtu që paraprakisht i dëmtuari kishte blerë nga AKP-ja lokalin e quajtur “Modesta”, i cili gjendet në sheshin “Agim Hajrizi”, mirëpo i pandehuri nuk e ka lejuar që ta shfrytëzojë lokalin të dëmtuarin Patrick, por edhe i është kanosur përmes telefonit me fjalët “nuk ke blerë lokal por ke blerë bela dhe duhet të tërhiqesh, nuk do ta gëzosh, nuk do të punoj aty askush përveç neve”, thuhet në Aktakuzë./kallxo.com

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?