Një dekadë me produkte të huaja e pa asnjë investitor serioz

Një dekadë me produkte të huaja e pa asnjë investitor serioz

Në dekadën e parë të shtetësisë ndër problemet më të mëdha në Kosovë mbeten papunësia e lartë, mungesa e investimeve të huaja serioze dhe keqqeverisja e ndërmarrjeve publike, siç është PTK, kombinati Trepça dhe të tjera. Këto konkluzione dolën sot gjatë prezantimit të indikatorëve ekonomikë për këtë periudhë 10 vjeçare, me moton “Një dekadë me […]

Këto konkluzione dolën sot gjatë prezantimit të indikatorëve ekonomikë për këtë periudhë 10 vjeçare, me moton “Një dekadë me prodhime të huaja: Koha për dekadën e prodhimeve vendore”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka thënë se ka qenë një dekadë me plot sfida, një periudhë e vështirë e bartur nga tranzicioni me proceset ekonomike të ngadalësuara.

Ai ka thënë se tanimë është koha që fati i ardhmërisë se Kosovës të jetë në duart tona, për të krijuar një zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe mirëqenie më të mirë. Sipas tij, bizneset kosovare posedojnë prodhime cilësore por mungon vetëdijesimi i qytetarëve dhe mbrojtja institucionale e shtetit ndaj prodhuesve.

“Në qoftë se orientohemi në prodhimin vendor, për mbështetjen tij, por edhe në shërbimet vendore, besoj se është patriotizëm modern që i duhet Kosovës dhe ardhmërisë së saj. Është e vërtet se në strategjinë e re për zhvillimin ekonomik hapet një perspektivë e re për Kosovën, një mundësi e cila vërtet duhet të shfrytëzohet, por ky shfrytëzim do të vjen në shprehjeje atëherë kur ne i bëjmë detyrat e shtëpisë, por duhet të kuptohet që shqetësimi më i madh në këtë strategji nuk është më termi korrupsion, por është termi kapja e shtetit. Nuk vlen kjo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin perëndimor, por më së paku i bënë nderë Kosovës një term i tillë, i cili ndikon në dëmtimin e imazhit të saj, në demotivimin e investitorëve të huaj, por ajo çka është më shqetësuese në dekurajimin e diasporës kosovare për të qenë prezentë në Kosovë më fuqinë financiare”, ka thënë Gërxhaliu.

Kreu i OEK-ut ka thënë se është optimist se po fillon një dekadë e re, një dekadë e orientuar në ekonomi, në edukim dhe në avancim të sistemit ligjor.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Shqipëri, i cili tha se më shumë flitet se sa veprohet, posaçërisht nga autoritetet e Shqipërisë.

“Është e vërtet që sfidat do të jenë të shumta, por unë jam optimist që po fillon një dekadë e re, një dekadë e orientuar në ekonomi, në edukim, në avancim të sistemit ligjor të rendit dhe ligjit dhe mbi të gjitha në forcim të partneritetit me miqtë ndërkombëtarë dhe me ata që ia duan të mirën Kosovës”, ka thënë ai.

Këshilltari strategjik në OEK, Berat Rukiqi, i cili shpalosi indikatorët ekonomik, tha se Kosova për këto dhjetë vjet ka pasur një trend pozitiv të rritjes ekonomike. Ai ka shtuar se papunësia mbetet pjesa më problematike në dhjetë vjetët e fundit, sa ka qenë 47 përqind para shpalljes së pavarësisë tash në 30.2 përqind, që sipas tij, është shqetësuese ende kjo shkallë.

Ai ka thënë se shkalla e varfërisë ekstreme nuk është e lartë, kjo ka shënuar rëni në krahasim me vitet e kaluara.

“Te papunësia, kjo mbetet pjese e më problematike, më kronike e ekonomisë tonë në dhjetë vjetet e fundit. Edhe pse është për t’u përshëndetur një ulje e normës së papunësisë nga 47.5 përqind sa ka qenë para shpalljes së pavarësisë në 30.2 përqind që është tani, prapë se prapë kjo shkallë është shumë e lartë për shkak se në çdo moment rrezikon komplet stabilitetin social të vendit”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, deficiti tregtar është një sfidë tjetër në këtë dekadë. Gjithashtu, ai ka thënë se mungesa e investimeve të huaja serioze ka qenë një sfidë po ashtu në këtë dhjetëvjetor.

Rukiqi për periudhën e ardhshme ka kërkuar zgjidhje për pasuritë e shtetit siç është për PTK-në dhe Trepçën, raporton KSP.

Kreu i OEK, Gërxhaliu ka përgëzuar krerët institucionalë për arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacion dhe pret që kjo marrëveshje sa më parë të zgjidhet në parlament.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?