Nga 11 drejtori në Kamenicë, 6 prej tyre udhëhiqen nga gratë

Kryetari i Komunës së Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati është ndër udhëheqësit e paktë komunal që mbajtën premtimin për emërimin e grave në 50 për qind të drejtorive komunale. Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ai bën të ditur se nga 11 drejtori në Komunën e Kamenicës, gjashtë prej tyre do […]
Përmes këtij publikimi, ai njoftoi qytetarët me të gjithë udhëheqësit komunal.
“Gjatë fushatës zgjedhore u zotuam që qeverisja e re do të jetë një kthesë pozitive në zhvillimin e Komunës. Pas marrjes së mandatit, jemi angazhuar në vazhdimësi që ta realizojmë këtë synim. Duke qenë se pozita e Drejtorit të Komunës bartë me vete përgjegjësi të rëndësishme për realizimin e misionit tonë, ne e morëm me seriozitet të lartë përzgjedhjen e emrave. Burrat dhe gratë që do të ulen në këtë karrigë kanë para vetes përgjegjësi të madhe për t’u ofruar qytetarëve shërbimet më të mira dhe për t’u përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tuaja”, shkroi Kastrati.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë llogari nga këta drejtorë.
“…Vendimi për të emëruar Drejtorët vjen pas një procesi, gjatë së cilit jemi munduar maksimalisht të mbajmë standardin e lartë të përzgjedhjes së profesionistëve me integritet dhe vullnet për ndryshim. Jemi konsultuar me grupe të ndryshme për t’u siguruar që po e bëjmë përzgjedhjen e duhur”, përfundoi ai./Periskopi













