New York Times shkruan për Kadarenë: Lexuesit e gjithë botës habiten si nuk e merr çmimin Nobel

New York Times shkruan për Kadarenë: Lexuesit e gjithë botës habiten si nuk e merr çmimin Nobel

Gazeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar një shkrim shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven i ka bërë një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson. “Lexuesit e Ismail Kadaresë […]

Kritikja e letërsisë Cynthia Haven i ka bërë një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson.

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç”.

Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër.

Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist.

“E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit “Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet, shkruan Gazeta Shqip.

Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Ky libër ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?