‘Nëse LDK s’e voton pakon, le të dihet kush po e bllokon demarkacionin’

‘Nëse LDK s’e voton pakon, le të dihet kush po e bllokon demarkacionin’

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se kjo parti insiston që në pako me ligj të mbetet edhe raporti i Bulliqit, që thotë se Kosova ka humbur 8200 hektarë në demaskimin e kufirit me Malin e Zi. Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se mbetet vetëm një pikë kontestuese sa […]

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se mbetet vetëm një pikë kontestuese sa i përket marrëveshjes, që e ndan koalicionin qeverisës me votat e LDK-së.

“Ne kemi insistuar që ky ligj me katër nene të kalojë si pako, sepse edhe përmbushë të gjithë atë që quhet marrëveshje me Malin e Zi. Pos Marrëveshjes, e dyta është ekspertiza e Komisionit të ri shtetëror dhe e treta aneks-marrëveshja e dy presidentëve. Kjo kish me e kompletu ligjin dhe kish me obligu Qeverinë e Kosovës që pas kësaj të krijojë trupa që në bashkëpunim me Malin e Zi të kemi saktësim dhe përmirësim të vijës kufitare”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se sot gjatë tërë ditës ka pasur takime mes aktorëve politikë në Kosovë për të gjet zgjidhje.

“Ne nuk e kuptojmë se pse edhe deputetët që deri dje e kanë kundërshtuar marrëveshjen, qoftë nga Lidhja Demokratike e Kosovës qoftë nga partitë e tjera nuk lejojnë që kjo të përfshijë edhe ekspertizën. LDK-ja kërkon që kjo të jetë vetëm informatë, ndërsa ne duam që kjo të jetë ligj. Prandaj ne këmbëngulim që të jenë në pako, sepse duam që të korrigjohen gabimet e bëra. Nëse LDK s’e voton, atëherë le të dihet se kush po e bllokon ligjin”, ka thënë Isufi.

Isufi ka thënë po ashtu se AAK-ja ka përkrahjen e PDK-së për projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka shtuar po ashtu se me marrëveshjen mes dy presidentëve të shteteve, të dy shtetet obligohen të marrin masa për korrigjim të pjesëve të kontestuara. Ka thënë se Mali i Zi është treguar i gatshëm që të zbatojë marrëveshjen.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?