Nënkryetarja e VV’së e ministri Tahiri përplasen për Albin Kurtin

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur për mosratifikimin e Demarkacionit, shkruan Periskopi. Në Rubikon të KTV’së, Tahiri ka thënë se pengesa kryesore për mosratifikimin e Demarkacionit është kreu i VV’së, Albin Kurti. Kësaj deklarate i reagoi menjëherë nënkryetarja e VV’së, Fatmire Kollçaku. “Ju po thoni ashtu. Por, […]
Në Rubikon të KTV’së, Tahiri ka thënë se pengesa kryesore për mosratifikimin e Demarkacionit është kreu i VV’së, Albin Kurti.
Kësaj deklarate i reagoi menjëherë nënkryetarja e VV’së, Fatmire Kollçaku.
“Ju po thoni ashtu. Por, natyrisht se unë mendoj ndryshe. A mund të lutem të më tregoni se cilin raport e përkrahni ju. Atë të Murat Mehës apo të Shpejtim Bulliqit. Ata janë të kundërt me njërin tjetrin”, i tha Kollçaku Tahirit.
Ministri kosovar i tha se përkrah marrëveshjen që u nënshkrua në Bruksel, më 2015.
“Askush nuk e ka për obligim ta dëgjojë zotërin Kurti, i cili po e bllokon këtë marrëveshje”, tha Tahiri, i cili e kishte pasur shef presidentin Hashim Thaçi, i cili sa kishte qenë ministër i jashtëm, kishte nënshkruar marrëveshjen për Demarkacion në Bruksel./Periskopi












