Në urimin për 10 vjetorin e Pavarësisë, Bill Klinton përmend Gjykatën Speciale (Video)

Në radhët e urimeve nga miqtë ndërkombëtarë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton ka uruar popullin e më një mesazh miqësor dhe direktiva të qarta për institucionet e Kosovës për punën që duhet bërë dhe se çka i pret në të ardhmen. Klinton në urimin e tij ka […]
Klinton në urimin e tij ka porositur që vazhdohet përpara me konsolidimin e institucioneve të zbatimit të ligjit duke bërë thirrje gjithashtu që të lihet e qetë Gjykata Speciale në punën e saj.
“Sot jam shumë krenar dhe i uroj popullit të Kosovës festimin e 10 vjetorit e Pavarësisë.
Kosova gjithnjë ka zënë një vend të veçante në zemrën time, dhe jam shumë i kënaqur që si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës munda të ju ndihmoj në ndërtimin e të ardhmes dhe prosperitetit.
Bëtë hapa të rëndësishëm dekadën e fundit për ta realizuar të ardhmen tuaj. Dhe tani keni mundësinë që të shikoni përpara dhe për tu përballuar me sfidat që ju presin. Unë vazhdoj të besoj se Kosova është një shtet i së drejtës me te drejta të plota në Unionin Evropian në NATO dhe në komunitetin ndërkombëtarë.
Është e rëndësishme për miqtë tuaj neper botë që të vazhdoni të punoni dhe të lini të kaluarën, ta lini konfliktin pas krahëve tuaj. Kjo do të thotë ta lini që të vazhdoj punën e saj Gjykata Speciale, në mënyrë që të gjithë njerëzit të vazhdojnë përpara me punën e tyre”, ka thënë Klinton.












