Në Gjykatën e Apelit nis seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Në Gjykatën e Apelit tashmë ka filluar seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi. Seanca ndaj Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Haliti mbahet pasi më 17 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte gjetur fajtorë dhe dënuar me 21 vjet burg […]
Seanca ndaj Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Haliti mbahet pasi më 17 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte gjetur fajtorë dhe dënuar me 21 vjet burg aktivistët e Vetëvendosjes.
Atdhe Arifi ishte dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg. Përderisa Adea është në liri, të akuzuarit e tjerë janë në paraburgim.














