Ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tre aktivistëve të VV-së

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H., të cilët do mbrohen në liri, raporton KTV. Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. […]
Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H., të cilët do mbrohen në liri, raporton KTV.
Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. lidhur më nenin 135 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7., e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoi se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim.
Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.
Gjykata brenda afatit ligjor, do të bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit.












