Nagavci tregon qëndrimin e Vetëvendosjes për Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit më Malin e Zi. Deputetja e kësaj partie, Arbërie Nagavci, ka thënë se ata nuk do të lejojnë humbjen e territorit të Kosovës, pasi që sipas saj për këtë ka mjaftë dëshmi të cilat janë nxjerr edhe nga Komisioni Bulliqi. “Lëvizja Vetëvendosje të gjitha qëndrimet […]
“Lëvizja Vetëvendosje të gjitha qëndrimet e veta ka marrë duke pas parasysh interesin e vendit. Edhe në këtë rast qëndrimet e LVV janë në interesin më të mirë të vendit”, ka thënë Nagavci, njofton Klan Kosova.
Ajo ka qenë kritike ndaj krerëve shtetëror, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj sa i përket shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
“Haradinaj me qëndrimet dhe me sjelljet e fundit nuk ka kredibilitet të flasë për demarkacionin. Kjo është mundësi që Ramush Haradinaj të tërhiqet nga ajo që e ka thënë më parë për këtë çështje. Shihet që ka përdorur kauzën vetëm për të ardhur në pushtet. Ai po e tradhton qëndrimin e tij të mëparshëm dhe nënshkrimet e shumë qytetarëve. Marrëveshja nuk ka efekte juridike dhe është e pritshme që vet zoti Thaçi secilin veprim që do të marrë do të bëjë për të justifikuar veprimet e dëmshme dhe ani kushtetuese që i ka marrë si zëvendëskryeministër”.
“Marrëveshja e Thaçi me Vujanoviq nuk paraqet asnjë efekt juridik dhe është një tentativë për të manipuluar qytetarët dhe të tjerët. Mali i Zi e ka të ratifikuar këtë marrëveshje. Nuk paraqet asgjë të re marrëveshja, por gjetjet e komisionit të ri janë shqetësuese, pasi ka shumë shkelje nga komisioni i kaluar dhe prokurori i shtetit do të duhej të ishte duke i hetuar shkeljet që janë bërë”.
“Ne besojmë pas raporti i Komisionit Bulliqi dhe deputetët tjerë do të duhej të shqyrtonin seriozisht të gjitha dokumentet dhe të ishin të vëmendshëm për ato që do të votojnë”.
Sa i përket qëndrimit unik të Vetëvendosjes për të mos e votuar demarkacionin, Nagavci, ka thënë: “Ata që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese nuk kanë dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje dhe shpresojmë që nuk kanë ndryshuar asgjë. Shpresoj që të gjithë 32 deputetët e VV të jenë në një linjë”.












