Momenti kur ishte nënshkruar demarkacioni me Malin e Zi në vitin 2015 (Video)

Momenti kur ishte nënshkruar demarkacioni me Malin e Zi në vitin 2015 (Video)

Ishte data 26 gusht e vitit 2015, kur mendohej se Kosova dhe Mali i Zi kishin përmbyllur procesin e demarkimit përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në Vjenë. Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror e patën nënshkruar, për palën kosovare, ministri i Jashtëm, që atë kohë ishte Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, që atë kohë ishte Skender […]

Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror e patën nënshkruar, për palën kosovare, ministri i Jashtëm, që atë kohë ishte Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, që atë kohë ishte Skender Hyseni.

Për palën malazeze, nënshkrimin e kishin vënë ish-ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ish-ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Atë kohë ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, pas nënshkrimit pati thënë se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Por nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje pati ngritur shumë reagime në Kosovë – reagime që zgjatën pothuajse plot tri vjet.

Tek sot më 24 shkurt është arritur koncensus ndërmjet liderëve të partive politike në Kosovë që kjo marrëveshje të ratifikohet në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet këtë të mërkurë, kur vendin pritet ta vizitojë edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Kosovës mendohet të jetë edhe një nga kushtet kryesore për lëvizjen e lirë të kosovarëve në Zonën Shengen.

Momentin e nënshkrimit e gjeni në videon më poshtë nga minuta e 2-të:

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?