Momenti kur Haradinaj ‘shpërthen’ në Kuvend: Marre ju koftë, ku po ju dhemb (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e demarkacionit është acaruar me deputetët e V-së dhe shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin. Haradinaj ka thënë ‘pse jeni kundër territorit, kur ai nuk është as i jemi e as i babës Elmi temit’ . ‘Ku po ju dhem o vëllezër e motra, a kaq […]
Haradinaj ka thënë ‘pse jeni kundër territorit, kur ai nuk është as i jemi e as i babës Elmi temit’ .
‘Ku po ju dhem o vëllezër e motra, a kaq kundër territorit tuaj jeni. Marre ju koftë, kurgjo në rregull nuk keni, S’po ju vjen marre. Pse po ju dhem raporti i Bulliqit o burra, ju e keni pranuar deklaratën e spo e doni Qakorrin’, ka thënë Haradinaj.
‘Marre duhet me ju ardhë. Para jush e keni, bllokoni qytetarët. Leni pa liberalizim, leni pa krejt’, shtoi ai.
Ju sjellim momentin ku Kryeministri Haradinaj ka ‘shpërthyer’:












