Molliqaj pas lirimit të aktivistëve: Sot në mesin tonë do të duhej të ishte edhe Astriti

Deputeti Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin nga masa e paraburgimit të 3 aktivistëve të VV-së, të cilët u dënuan nga Gjykata Themelore për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se sot do të duhej të ishte edhe Astrit Dehari për të festuar. Ky është statusi i […]
Deputeti Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin nga masa e paraburgimit të 3 aktivistëve të VV-së, të cilët u dënuan nga Gjykata Themelore për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se sot do të duhej të ishte edhe Astrit Dehari për të festuar.
Ky është statusi i plotë i Molliqajt:
Lirohen nga paraburgimi Atdheu, Egzoni dhe Frashëri. Pikërisht sot, në ditëlindjen e Astrit Deharit, kur ai do të duhej të ishte në mesin tonë duke festuar ditëlindjen e tij.
Kjo përndjekje e montuar politike ndaj aktivistëve tanë duhet dhe do të përfundoj duke i sjellur para drejtësisë ata që padrejtësisht arrestuan aktivistët dhe si pasojë na e morrën Astritin.












