Moderatori i RTK-së zyrtarisht njofton se i bashkohet NISMA-s së Fatmir Limajt

Moderatori i RTK-së zyrtarisht njofton se i bashkohet NISMA-s së Fatmir Limajt

Moderatori i lajmeve në RTK, Resul Sinani, ka lënë televizionin publik për t’iu bashkëngjitur partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Këtë e ka bërë të ditur vetë Sinani, duke treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezenton lajmet në RTK. Sot gjatë ditës ishte raportuar se Resul Sinani do t’i bashkohej së […]

Moderatori i lajmeve në RTK, Resul Sinani, ka lënë televizionin publik për t’iu bashkëngjitur partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Këtë e ka bërë të ditur vetë Sinani, duke treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezenton lajmet në RTK.

Sot gjatë ditës ishte raportuar se Resul Sinani do t’i bashkohej së shpejti Nismës, e këtë e ka konfirmuar vetë moderatori, duke thënë se do të lë RTK’në për t’u bërë pjesë e skenës politike.

Ky është shkrimi i plotë i Sinanit:

Një MIRËMBETSHI e pa thënë

Të nderuar miq,

Sot kisha menduar që ta kem edicionin e fundit të lajmeve në RTK, në studion ku jemi takuar prej 17 vjetësh, dhe aty t’ju thoja ‘mirëmbetshi’ për herë të fundit me mirënjohjen më të madhe ndaj jush!

Mirëpo, siç e keni kuptuar nga shkrimet e sotme në portale, unë kam vendosur që të mos e ushtroj më këtë profesion. Pas publikimit të këtij lajmi, “mirëmbetshi” më duhet t’ju them vetëm përmes këtij postimi në FB. Kolegëve të Gazetës Ekspress, që e kishin kuptuar dhe e botuan lajmin, nuk di a t’ua marr inati, apo t’u them faleminderit, sepse e kisha të vështirë dhe nuk e di a do të mund ta përballoja moderimin e sontëm, duke e ditur se ai do të ishte i fundit. Ndoshta më mirë kështu!

Prandaj, përmes këtij postimi për të gjithë dua të konfirmoj dy gjëra:

– PO, nuk do të jem më në RTK dhe këtu e përfundoj udhëtimin tim në media pas gati 19 vjetësh.

– PO, do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate.

Të tjera që janë shkruar në tekstet e portaleve, nuk i konfirmoj, por ia lë të ardhmes!

Përveç politikës, me mburrje e them se do të jem pjesë e Kolegjit AAB, ku do të vazhdoj të jap kontributin tim si profesor i lendëve të Komunikimit dhe Gazetarisë, profesion të cilin e ushtroj prej më shumë se një dekade dhe për të cilin jam shkolluar.

Me këtë rast, kam kënaqësinë dhe ndihem i nderuar por edhe krenar që kam mundësinë t’ju drejtohem shikuesve të RTK, kolegëve dhe të gjithë miqve të mi, por edhe familjes sime, për t’ju shpheur falenderimet e pakufishme që më kanë përkrahur, mbështetur, shoqëruar dhe më kanë qëndruar afër përgjatë gjithë këtyre viteve.

Për vendimin tim, e di që e kam mirëkuptimin e të gjithë atyre duhet, prandaj i falenderoj, sepse ai mirëkuptim është motiv dhe shtytje në rrugëtimin e ri. Prandaj shumë faleminderit!

Puna e gjatë në media më ka mundësuar që të kem shumë miq nga skena politike, nga të gjitha partitë politike, me të cilët besoj që do të bëjmë më të mirën për t’i shërbyer vendit.

Kolegëve në NISMA Socialdemokrate, të cilëve shpejti do t’iu bashkohem në rrugëtimin e tyre që e kanë nisur para katër vjetësh, iu premtoj angazhim të sinqertë me gjithë potencialin tim.

Mirëmbetshi!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?