Ministrja Hoxha tregon se kur do të liberalizohen vizat nëse ratifikohet Demarkacioni

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se pret që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet gjashtë muaj pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Hoxha shpreson që partitë politike e kanë kuptuar seriozitetin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe se do ta votojnë Marrëveshjen e Vjenës në mënyrë që […]

Hoxha shpreson që partitë politike e kanë kuptuar seriozitetin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe se do ta votojnë Marrëveshjen e Vjenës në mënyrë që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ajo po ashtu ka thënë se Kosova ka bërë hapa pozitivë në kriterin tjetër për liberalizimi e vizave e që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Madje, sipas ministres Hoxha, Kosova ka lëvizur për 10 vende në të mirë në luftimin e krimit dhe se në Ballkan jemi të dytët në renditje nga shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk mund të japim afat konkret se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët lirshëm në Zonën e Shengenit, pasi që e gjithë procedura legjislative varet nga mekanizmat e brendshëm të institucioneve të BE-së. Sidoqoftë, çfarë mund themi është që pritjet e Ministrisë së Integrimit Evropian janë që e gjithë kjo procedurë të mos zgjasë më shumë se 6 muaj nga data e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Një afat i tillë kohor është realist, pasi që është aplikuar në rastin konkret të liberalizimit të vizave në të kaluarën me vende të treta”, ka thënë ministrja Hoxha./Zëri/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?