Ministria e Kosovës organizon takim me kryetarët e komunave, në këtë hotel luksoz të Malit të Zi (Foto)

Hoteli me 5 yje, pishina, dhomat super-luksoze, banjo me kristale swarowski, janë vetëm disa nga kënaqësitë që një numër i madh i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe disa ministra, do t’i shijojnë gjatë një vizite në Budva të Malit të Zi për disa ditë. Kjo pasi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka organizuar […]

Kjo pasi Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka organizuar një takim me kryetarët e komunave, raporton lajmi.net.

Ky është takimi i parë që mbahet ndërmjet Institucioneve të Qeverisë Qendrore dhe kryetarëve të komunave.

Për këtë arsye, prej datës 23 deri më 25 shkurt, rreth 20 kryetarë të komunave dhe tre ministra kanë përzgjedhur të qëndrojnë në hotelin Splendid në Budva të Malit të Zi.

Njëri nga hotelet më të shtrenjta në shtetin malazez, dhe i njohur në gjithë rajonin.

Splendid është hotel luksoz me 5 yje, që ka dalje direkt në plazh, vetëm 2 kilometra larg nga qyteti i vjetër i Budvës.

Hoteli ka një pishinë gjigante, sauna, banjo të veshura me kristal swarowksi. Kurse dhomat janë të dekoruar me pajisje elegante.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të hotelit, çmimi i dhomave më të lira për një natë sillet nga 104 dollarë e lartë.

Ministrat dhe institucionet tjera qeveritare janë kritikuar shpesh për shpenzimet të parasë publike në udhëtime zyrtare, duke frekuentuar hotele të shtrenjta nëpër Evropë.

Ja edhe disa fotografi të hotelit Splendid ku do të qëndrojnë kryetarët e komunave të Kosovës dhe disa ministra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?