Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, fton që të kthehen në Kosovë mjekët shqiptarë që punojnë në Kroaci

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, fton që të kthehen në Kosovë mjekët shqiptarë që punojnë në Kroaci

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, ka takuar mjekët shqiptarë,të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Ismaili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka treguar se mjekët shqiptarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në Kosovë dhe se këtë sipas Ismailit pritet ta bëjnë […]

Ismaili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka treguar se mjekët shqiptarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në Kosovë dhe se këtë sipas Ismailit pritet ta bëjnë së shpejti.

“Në Zagreb takova mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë kontributin e tyre edhe për shëndetësinë kosovare, shkëmbyem idetë se cilat janë format më të mira për ta bërë këtë. Ata patën propozime dhe iniciativa shumë interesante. Bashkë u ndamë me një përshëndetje që së shpejti të shihemi në Kosovë”, ka shkruar Ismaili.

Përndryshe, sot para institucionit që e drejton Uran Ismaili kanë protestuar specializantët volunter të mjekësisë, duke kërkuar paga për punën e tyre. Ata madje i kanë kërkuar të parit të shëndetësisë në vend që t’ua kthej dinjitetin specializantëve dhe mos t’i detyroj të emigrojnë jashtë vendit.

Sipas tyre, ka qenë vet ministri Ismaili dhe shefi i partisë së tij, Kadri Veseli, që u kanë premtuar se nga 1 janari i këtij viti asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë. Për vonesë të pagave nga Ministria e Shëndetësisë janë ankuar edhe një kategori tjetër e specializantëve, ata të performancës, që kanë kontratë me këtë dikaster qeveritar, duke thënë se që nga nëntori i vitit të kaluar nuk kanë marrë paga.

Madje siç kanë thënë disa prej tyre po e shqyrtojnë mundësinë që t’i bashkëngjiten protestave të specializantëve volunte. Përndryshe, thuhet se 400 mjekë kanë ikur viteve të fundit nga Kosova dhe janë punësuar në Gjermani, në mungesë të perspektivës në vend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?