Ministri Ismaili dështon t’i plotësojë pozitat menaxheriale, vazhdon me ushtrues detyre

Ka më shumë se pesë muaj që e ka marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ende nuk e ka realizuar premtimin se do t’i plotësojë pozitat menaxheriale që udhëhiqen nga ushtrues detyre. Në intervistën e parë në media, si problemin me të madh ministri Ismaili e shihte mbulimin e […]
Në intervistën e parë në media, si problemin me të madh ministri Ismaili e shihte mbulimin e shëndetësisë me ushtrues detyre. Aktualisht janë tetë pozita menaxheriale brenda MSH-së që udhëhiqen me ushtrues detyre, shkruan sot Koha Ditore.
“Ministrinë e Shëndetësisë e kam gjetur në një gjendje jostabile. Është institucion që ka rëndësi shumë të madhe, por që ka probleme që lidhen me ato strukturore. Ka shumë udhëheqës detyre që nuk janë në pozitat e tyre, por që janë në zëvendësim të pozitave. Me shtatë ushtrues detyre, MSH-ja nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet…ka qenë në gjendje kaotike”, pati thënë Ismaili në intervistën dhënë KTV-së.
Ndërprerjen e funksionimit të departamenteve me ushtrues të detyrës pati thënë se e ka prioritet, dhe e paralajmëronte si reformën e tij të parë në shëndetësi.












