Mediat serbe tregojnë se si u vra Ivanoviqi

Mediat serbe tregojnë se si u vra Ivanoviqi

Në liderin e vrarë të Nismës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, është shtënë nga arma automatike “Heckler & Koch”  e jo, siç ishte njoftuar më parë, nga një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm. Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, e cila thirret në burime nga hetuesia në Kosovë, atentatorët në ditën e vrasjes, më […]

Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, e cila thirret në burime nga hetuesia në Kosovë, atentatorët në ditën e vrasjes, më 16 janar më një veturë “Opel Astra “, e kanë përcjell Ivanoviqin, nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë.

Siç specifikohet, të dhënat deri të cilat kanë ardhur organet e hetuesisë në Mitrovicë tregojnë se vrasësi dhe një ose më shumë nga bashkëpunëtorë të tij në mëngjesin fatal, me veturë e kanë  përcjellë Ivanoviqin nga banesa e tij në rrugë “Lola Ribar”, kanë kaluar pranë  monumentit të princit Lazar, duke e tejkaluar pastaj për ta pritur në veturë para selisë së partisë në Rrugën “Sutjeska”, përcjell Telegrafi.

Kur Ivanoviq  iu afrua portës së oborrit, në të cilën janë zyrat e parisë, vrasësi nga ulësja e pasme e veturës ka hapur zjarr mbi të, shkruan “Novosti”. Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit.
Ai kishte marrë plagë vdekjeprurës në organet vitale dhe ai kishte vdekur  para se të arrinte ambulanca e ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes.
Vrasësit ishin, sipas gazetës me të njëjtën vetura kishin ikur në drejtim të shkollës së Mjekësisë, ku në rrugën  “Vojvoda Putnik” kanë djegur veturën “Astra”.
Edhe pse automjeti i djegur u gjet shpejt, brenda tij nuk u zbuluan gjurmët e atentatorëve.

Duke përkujtuar se Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut para dy ditësh ka publikuar fotot e veturës  “Astra”, me të cilin kriminelët kanë ikur, gazeta shkruan se vetura  “Astra” është ngjyrë hiri dhe pa targa.

Ende nuk është verifikuar se si dhe kur automjeti ka hyrë në territorin e Kosovës, kurse nga policia e Serbisë është shtënë informata se pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në park të auto-mbeturinave, shkruan gazeta.
Si thuhet, automjeti, për të cilin u vërtetua se ka ndërruar disa pronarëve që nga viti 2009, mbërriti në Serbi, praktikisht është e vetmja gjurmë e prekshme në hetimin, për të cilin opinioni është informuar.

Policia po  vazhdon të marrë deklarata nga njerëz që kanë qenë në kontakt me Ivanoviqin në ditët e fundit para vrasjes së tij dhe është duke pritur edhe raportin e thirrjeve telefonike.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?