Matoshi: Flamuri ynë valon në të gjitha institucionet, ‘Rrethi’ nuk është i tillë

Matoshi: Flamuri ynë valon në të gjitha institucionet, ‘Rrethi’ nuk është i tillë

Është rivendosur sot flamuri kombëtarë tek vendi i njohur si  ‘rrethi i flamurit’ në Prishtinë. Ndryshe ditë më parë ishte vendosur që në vend të tij të vendosjes flamuri shtetërorë i Kosovës. Pas ndryshimit të sotëm është pikërisht Halil Matoshi, këshilltar politik dhe për media në Qeverinë e Kosovës i cili është deklaruar rreth këtij […]

Ndryshe ditë më parë ishte vendosur që në vend të tij të vendosjes flamuri shtetërorë i Kosovës.

Pas ndryshimit të sotëm është pikërisht Halil Matoshi, këshilltar politik dhe për media në Qeverinë e Kosovës i cili është deklaruar rreth këtij vendimi të fundit.

Matoshi ka thënë se kryeministri Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptarë tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat dhe dëshirë e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu sipas tij, flamuri i Kosovës valon Sovran në të gjitha institucionet publike dhe se hapësira te rrethi nuk është institucion.

Ky është postimi i plotë:

Rreth flamurit…

Republika e Kosovës asht e arrituna ma sublime e nacionalizmës shqiptare, pra asht kulmi i rezistencës se kosovarëve kundrejt Serbise fashiste qe nga viti 1913 – për një shekull – pri nga flamuri kuq e zi. Flamuri i Republikës është realitet i ri juridik dhe politik dhe si i tillë mbrohet me ligj. Identitetet janë ndjenjë, ato lidhen kryesisht me sentimentin dhe fuqinë ikonike të së shkuares.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që pas festës së 17 shkurtit ta rikthejë flamurin shqiptar tek rrethi në Prishtinë për t’i respektuar ndjenjat dhe dëshirat e shumë qytetarëve në çastet kur po hyjmë në ditët e përkujtimit për Epopenë e Jasharëve!

E flamuri i Kosovës valon sovran në të gjitha Institucionet publike.

Hapësira “te rrethi” nuk është institucion.

Unë vazhdoj ta ruaj bindjen time edhe pêr identitetet dhe rendin e patjetërsueshëm simbolik të Republikës, porse ndjenjat e qytetarëve nuk duhet lënduar në asnjë çast.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!

Rrnoftë përjetësisht Republika e Kosovës!!!

Atdheu ynë!!!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?