Marrëveshja e fshehtë e Behgjet Pacollit me Listën Serbe

Marrëveshja e fshehtë e Behgjet Pacollit me Listën Serbe

Demarkacioni në Kuvend, me votat e Listës Serbe, do të votohet javën e ardhshme. KTV-ja merr vesh se kërkesa nga Beogradi ka qenë që votimi të ndodhë pas zgjedhjeve për kryetar të Beogradit. Për këtë marrëveshje është kujdesur zv/kryeministri Behgjet Pacolli. Zgjedhjet e së dielës në Beograd e kanë shtyrë edhe për disa ditë hedhjen […]

KTV-ja merr vesh se kërkesa nga Beogradi ka qenë që votimi të ndodhë pas zgjedhjeve për kryetar të Beogradit. Për këtë marrëveshje është kujdesur zv/kryeministri Behgjet Pacolli.

Zgjedhjet e së dielës në Beograd e kanë shtyrë edhe për disa ditë hedhjen në votim të demarkacionit në Prishtinë.

Që nga fundjava, ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka shprehur bindjen se të mërkurën nuk do të ketë votim, sikurse edhe ndodhi.

KTV-ja merr vesh se vetë Pacolli ka folur me zyrtarë të kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të siguruar votat e Listës Serbe.

Por, kushti nga Serbia ka qenë që të pritet përfundimi i zgjedhjeve për kryetar të Beogradit, që mbahen këtë të diel.

Partia Progresiste e Serbisë e Vuçiqit pritet t’i fitojë zgjedhjet, por nuk do ta ketë aspak të lehtë për shkak të bashkimit të opozitës rreth një kandidati.

Pikërisht për këtë, Vuçiq nuk ka dashur të krijojë imazhin në Serbi se Lista e tij Serbe po i ndihmon shqiptarët për të kaluar pengesën e fundit për liberalizimin.

Kjo vërtetohet edhe me ashpërsimin e tonit të opozitës në Beograd ndaj partisë së presidentit Vuçiq.

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka thënë se Vuçiqi e ka betonuar premtimin e tij se do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, në takimin në Berlin me kancelaren Angela Merkel.

Prandaj, premtimi është që Lista Serbe ta votojë demarkacionin në rastin e parë që vjen në Kuvend, gjatë javës së ardhshme dhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Beograd.

Është e paqartë nëse Lista Serbe ka marrë garanci nga pala shqiptare për krijimin e shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe, që është kërkesa e saj kryesore.

Serbe, e udhëhequr nga Goran Rakiq, ka thënë se demarkacioni nuk është askund në listën e tyre të prioriteteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?