“Marre”, “Kujdes kryeminsitër!” – Përplasja e ashpër në Kuvend mes Haradinajt e Hotit

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Shkas për kët është bërë mosmarrëveshja mes AAK-së dhe LDK-së. AAK-ja kërkon përfshirjen e Raportit të Shpejtim Bulliqit në projektligjin për demarkacionin, ndërsa e kundërshton LDK-ja, shkruan Periskopi. “Ndihem keq që kryeministri […]
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Shkas për kët është bërë mosmarrëveshja mes AAK-së dhe LDK-së. AAK-ja kërkon përfshirjen e Raportit të Shpejtim Bulliqit në projektligjin për demarkacionin, ndërsa e kundërshton LDK-ja, shkruan Periskopi.
“Ndihem keq që kryeministri del në foltore dhe përdor. Do të kisha lutë shumë, unë e kam fjalën tash. Të lutem shumë. Kush është patriot e kush është tradhtar dihet në këtë vend. Grupi jonë parlamentar nuk voton raporte me kauza të rrejshme. E lus kryeministrit të jetë i kujdesshëm kur ju drejtohet 27 deputetëve, tre here më shumë se partia e tij”, ka thënë Hoti në fjalën e tij.
Pas, kësaj ka pasuar replika e Haradinajt.
“Sot e kemi para vetes një ligj, tre shtylla i ka, marrëveshjen e juaj që e keni nënshkru që poi u pëlqen. Marrëveshja mes dy presidentëve po iu pëlqen, vetëm Raporti i Bulliqit spo iu pëlqen. A bën me ditë bre ku poi u dhemb”, ka thënë Haradinaj. /Periskopi./












