Lushaku: Nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, Kosova rrezikon të mbetet pa viza deri në vitin 2020

Ligjëruesja universitare e Shkencave Politike , Jehona Lushaku, ka treguar në detaje hapat që do të ndërmerren për liberalizimin e vizave në rast të ratifikimit të Demarkacionit, gjatë ditës së nesërme kur edhe do të hidhet në votim. Lushaku ka thënë se në rast të ratifikimit, Komisioni Evropian, do të përgatis një propozim ligjor ku […]
Lushaku ka thënë se në rast të ratifikimit, Komisioni Evropian, do të përgatis një propozim ligjor ku konstatohet se Kosova i ka përmbushur kushtet , dhe ky propozim do të dërgohet pastaj në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, shkruan Periskopi.
Lushaku ka treguar se propozimi do të merrte votat e shumicës, edhe nëse vendet që nuk e kanë njohur Kosovën do të votonin kundër.
E nëse ndodh që Demarkacioni të mos ratifikohet, Lushaku ka thënë që Kosova rrezikon që deri në vitin 2020 Kosova të mbetet pa viza, pasi në Bashkimin Evropian do të ketë zgjedhje të brendshme dhe shumë zhvillime tjera të cilat do ta lenin Kosovën jashtë agjendës për një kohë të gjatë, raporton Periskopi.
Shkrimi i plotë:
Per te fundit here per Demarkacionin:
- Cka ndodhe ne Bruksel per procesin e liberalizimit per Kosoven nese kalon?
Komisioni evropian pergatit nje propozim ligjor ne te cilin konstaton qe Kosova ka permbushur te gjitha kriteret dhe procedohet ne te njejten kohe ne Parlamentin Evropian dhe Keshillin e BE-se.
Propozimi shqyrtohet fillimisht ne Parlament nga Komisionet parlamentare dhe me pastaj diskutohet ne senace plenare. Propozimi mund te kete deri ne dy lexime dhe pastaj votohet.
Pastaj Parlamenit evropian e dergon ne Keshill te BE-se, ku do te diskutohet ne formatin e Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te te gjitha shteteve. Edhe ne Keshill do te kete votim, per te cilin kerkohet shumice e kualifikuar.
Ne te dyja institucionet shumica e kualufikuar do te arrihej edhe nese deputetet, gjegjesisht ministrat e shteteve qe nuk e kane njohur te votonin kunder.
Liberalizimi i vizave mund te ndodhe vitin 2018, vetem nese Demarkacioni kalon neser. Parlamenti evropian ka parapare dy termine per seanca plenare ne muajt ne vijim me 12-15 Mars dhe 16-19 Prill 2018. Kurse, Keshilli i BE-se ne formatin e Ministrave te Drejtësisë dhe Puneve të brendshme ka takime me 8 mars, 19 prill dhe 4 qershor 2018.
Ne qofte se vendimi perfundimtar per liberalizim merret me 4 qershor, atehere liberalizimi do te mund te pritej qe te ndodhte ne fund te vitit.
- Nese demarkacioni nuk kalon:
Zgjedhjet per institucionet e BE-se do te mbahen ne fillim te 2019-es. Te gjitha vendimet e rendesishme synohet te perfundohen deri ne fund te ketij viti. Duke llogaritur kohen qe kerkon per implementim te liberalizimit (6 muaj), dhe duke ia shtuar nje kohe minimale te marrjes se ketij vendimi (3 muaj), atehere koha e fundit qe institucionet tona duhet te marrin nje vendim eshte marsi 2018.
Keshtuqe, ne fillim te 2019 do te kete zgjedhje ne BE dhe derisa ato organizohen, mbahen, derisa institucionet konolidohen shkon viti 2019 pa pasur mundesi qe te merret asnje vendim per liberalizim. Keshtuqe, ja erdhem ne 2020-ten- pa asnje vendim. Me institucionet te reja, me politikane te ri ne BE dhe duhet te fillojme nga e para me lobim.
Keshtuqe,
Shfrytezojeni momentumin kur BE ka vullnet per te marre nje vendim te shpejte; merreni e votojeni demarkacionin!












