Luftëtari kurd: Turqia ka filluar të përdor armët kimike

Trupat turke kanë dështuar të depërtojnë në distriktin e Afrinit të Sirisë, ku ata kanë preferuar të përdorin taktika më të shkurta, njoftohet sipas përfaqësuesit të forcave mbrojtëse kurde në Afrin, Reizan Hedu. Duke folur për “RIA Novosti”, përfaqësuesi i forcave mbrojtëse kurde Reizan Hedu, ka pretenduar se ushtria turke ka përdorur armë të ndaluara […]
Duke folur për “RIA Novosti”, përfaqësuesi i forcave mbrojtëse kurde Reizan Hedu, ka pretenduar se ushtria turke ka përdorur armë të ndaluara ndërkombëtarisht përgjatë operacionit në regjionin sirian, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
“Ushtria turke posedon aeroplanë, tanke dhe raketa dhe po përdorin armë që janë të ndaluara ndërkombëtarisht, të quajtura napalm dhe predha me klorine,” tha Hedu.
Hedu gjithashtu vuri në dukje se trupat turke në të vërtetë nuk përparojnë në Afrin, duke zgjedhur të angazhohen në taktika të goditura dhe të drejtuara, të cilat ai tha se zakonisht përdoren nga forcat e vetë-mbrojtjes./Periskopi/












