Lufta në Siri: Gratë ‘shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ushqimit’

Lufta në Siri: Gratë ‘shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ushqimit’

Gratë në Siri janë shfrytëzuar seksualisht nga burrat që japin ndihmë në emër të OKB-së dhe bamirësisë ndërkombëtare, ka mësuar “BBC”. Punëtorët e ndihmës thanë se burrat do të furnizonin me ushqime gratë për favore seksuale. Pavarësisht paralajmërimeve rreth abuzimeve tre vite më parë, një raporti i ri tregon se po vazhdon në jug të […]

Punëtorët e ndihmës thanë se burrat do të furnizonin me ushqime gratë për favore seksuale.

Pavarësisht paralajmërimeve rreth abuzimeve tre vite më parë, një raporti i ri tregon se po vazhdon në jug të vendit.

Agjencia për bamirësi e Kombeve të Bashkuara tha se ka zero tolerancë për shfrytëzimin dhe nuk ishin në dijeni të rasteve të abuzimit nga organizatat partnere në rajon.

Punonjësit e ndihmës i thanë BBC-së se shfrytëzimi është kaq i përhapur saqë disa gra siriane po refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes sepse njerëzit do të mendonin se kishin ofruar trupat e tyre për ndihmën që ata i sollën në shtëpi.

Një punonjës pohonte se disa agjenci humanitare po bënin një sy qorr ndaj shfrytëzimit sepse përdorimi i palëve të treta dhe zyrtarëve lokalë ishte e vetmja mënyrë për të marrë ndihmë në pjesë të rrezikshme të Sirisë që stafi ndërkombëtar nuk mund të hyjë.

Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) bëri një vlerësim të dhunës me bazë gjinore në rajon vitin e kaluar dhe arriti në përfundimin se ndihma humanitare po shkëmbehej për seks nga guvernatorë të ndryshëm në Siri, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Raporti me titull “Zëri nga Siria 2018”, thotë: “Janë dhënë disa shembuj që gra dhe femra martohen me zyrtarë për një periudhë të shkurtër për ‘shërbime seksuale’ në këmbim të marrjes së ushqimit; shpërndarësit duke kërkuar numrat e telefonit të grave dhe vajzave; duke u dhënë furnizime për shtëpitë e tyre “për të marrë diçka në kthim” ose “në këmbim të shërbimeve, të tilla si kalimi i një nate me ta”.

Raporti shton “Gratë dhe femrat ‘pa mborjtjen e meshkujve’, të tilla si vejat ose të divorcuarat, konsideroheshin veçanërisht të prekshëm nga shfrytëzimi seksual.”

Shfrytëzimi seksual për herë të parë është raportuar tre vite më parë. Danielle Spencer, një këshilltare punonjëse humanitare për bamirësi, ka dëgjuar akuzat e një grupi të grave siriane në një kamp refugjatësh në Jordani në mars të vitit 2015.

Ajo drejtoi një fokus grup me disa nga këto gra që i tregonin asaj se si burrat nga këshillat vendorë në fusha të tilla si Daraa dhe Quneitra u kishin ofruar atyre ndihmë për seks./Periskopi/

A woman carries boxes of humanitarian aid supplied by Unicef at a refugee camp in Syria's north-eastern Hassakeh province on February 26, 2018

People inspect the rubble after airstrikes, at a marketplace in Areeha town (Jericho town), southern Idlib,

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?