Lista Serbe nëpërkëmbë Kuvendin, seanca është shtyrë për shkak të saj

Lista Serbe nëpërkëmbë Kuvendin, seanca është shtyrë për shkak të saj

Kadri Veseli të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nuk do të lejohet nëpërkëmbja e Kuvendit të Kosovës. Por kjo po ndodh. Lista Serbe është bërë shkak që seanca e Kuvendit për demarkacion të shtyhet për të martën. 10 deputetët e kësaj partie bashkë me 3 ministrat serbë po mungojnë tash […]

Kadri Veseli të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nuk do të lejohet nëpërkëmbja e Kuvendit të Kosovës. Por kjo po ndodh.

Lista Serbe është bërë shkak që seanca e Kuvendit për demarkacion të shtyhet për të martën.

10 deputetët e kësaj partie bashkë me 3 ministrat serbë po mungojnë tash e sa ditë në mbledhje e organizime shtetërore për pavarësinë.

Megjithëkëtë, zëvendëskryeministri Hoxhaj i ka thënë Kohavisionit se të gjithë partnerët e koalicionit, përfshirë Listën Serbe, do ta votojnë marrëveshjen.

Në anën tjetër, partia opozitare, LDK, ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë deputetëve të tyre për votë PRO për demarkacion, raporton KTV.

“LDK-ja, si partia kryesore në vend dhe me grupin më të madh parlamentar e përcaktues në këtë proces, me votën unanime të deputetëve të saj, në Kuvendin e Kosovës, do të hapë dyert për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, thuhet në një komunikatë për media”, thuhet në përgjigjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Optimist rreth demarkacionit gjatë ditës është shprehur kongresisti amerikan, Eliot Engel.

“Kosova ka çështje të rëndësishme për të cilat duhet të punojë. Përgëzoj presidentit Hashim Thaçi dhe presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për marrëveshjen për demarkacioni dhe shpresoj se do të ratifikohet në Kuvend. Dëshiroj që kjo qeveri të përballet me korrupsionin, dëshiroj ta shoh një vend ku ka energji të pastër, të ketë një ushtri multietnike, prosperitet, demokraci dhe paqe”, ka thënë Engel.

Për mungesë të numrave, ka folur edhe shefi i kabinetit qeveritar, Ramush Haradinaj, që tha se shpreson që javën që vjen t’i bëjnë ata sa për ta kaluar marrëveshjen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?