Lëvizja Vetëvendosje reagon pas vendimit të Gjykatës së Apelit për aktivistët e dënuar

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas vendimit të Gjykatës së Apelit për aktivistët e dënuar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe zyrtarisht pas lirimit nga paraburgimi të aktivistëve të saj. Përmes një reagimi kjo Lëvizje ka  bërë me dije se nuk u mjafton masa e ndërprerjes së paraburgimit për aktivistët e tyre. Sipas kësaj partie, aktivistët e tyre duhet të shpallen të pafajshëm meqë Prokuroria Speciale padrejtësisht i kishte akuzuar Frashër Krasniqin, […]

Sipas kësaj partie, aktivistët e tyre duhet të shpallen të pafajshëm meqë Prokuroria Speciale padrejtësisht i kishte akuzuar Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Atdhe Arifin dhe Egzon Halitin.

 Ky është shkrimi i plotë i Vetëvendosjes në Facebook:

Ativistët duhet të shpallen të pafajshëm

Gjykata e Apelit ka ndërprerë sot masën e paraburgimit ndaj tre aktivistëve të dënuar për sulmin në Kuvend, duke e zbutur kësisoj një padrejtësi e cila ka filluar qysh prej datës 29 gusht 2016 kur ishin arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes.

Kjo gjykatë ua ka caktuar masën për mbrojtje në liri aktivistëve Egzon Halitit, Frashër Krasniqit, dhe Atdhe Arifit të cilët Prokuroria speciale padrejtësisht i ka akuzuar për kryerje të veprës penale e bashkë me ta edhe Adea Batushën. Të katër bashkë Gjykata e Shkallës së parë i pati dënuar me 21 vite burg.

Megjithëse aktvendimi ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit është hap i mirë që aktivistëve t’u rikthehet liria e rrëmbyer padrejtësisht. Kjo masë nuk është e mjaftueshme dhe ne kërkojmë lirimin e plotë dhe shpalljen e tyre të pafajshëm. Kjo është më e pakta që mund të bëhet si korrigjim i padrejtësive të shkaktuara në një proces i cili deri më tani i ka marrë 18 muaj.

Drejtësia duhet të triumfojë përmbi ndikimin dhe diktatin politik” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?