Letra ‘kërcënuese’ e Haradinajt: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero

Letra ‘kërcënuese’ e Haradinajt: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Sipas AAK’së, LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme, më konkretisht renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar të mërkurën Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar marrëveshjen mes partive për Projektligjin për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas AAK’së, LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme, më konkretisht renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si orientim”.

Sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar udhëheqësit e partive politike se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthej në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.

Gazeta Express ka siguruar letrën e Haradinajt për liderët, ku ai paralajmëronte ata kundër ndryshimeve ndaj marrëveshjes, që ai e ka quajtur “përfundimtare”.

Megjithatë, deputetja e LDK’së, njëherësh shefe e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur akuzave të partisë së kryeministrit Haradinaj.

“Ne kemi vendosur në votim tekstin e njëjtë, që na është dërguar nga propozuesi”, ka thënë Osmani.

“Pra, tekstin që është propozuar nga Avdullah Hoti në seancë”, ka theksuar deputetja e LDK’së.

Sipas saj, në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme nuk është ndryshuar asgjë.

“Në Komision nuk kemi ndryshuar asnjë pikë të vetme. Po ai tekst është lexuar në Komision dy herë dhe është votuar nga të gjithë qe ishin prezentë, duke përfshirë përfaqësuesen e AAK’së”, është shprehur ajo.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?