Lëkunden karriget e ambasadorëve, flet Behgjet Pacolli

Lëkunden karriget e ambasadorëve, flet Behgjet Pacolli

Muajin e kaluar, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se 22 ambasadorë kosovarë që përfaqësojnë vendin në shtete të ndryshme, do të kthehen në Kosovë. Ai kishte thënë se këta ambasadorë do të zëvendësohen me diplomatë të tjerë, pasi sipas tij, askush nuk bën të qëndroj në një post më […]

Ai kishte thënë se këta ambasadorë do të zëvendësohen me diplomatë të tjerë, pasi sipas tij, askush nuk bën të qëndroj në një post më shumë se një mandat.

Pacolli për Indeksonline ka thënë se po punohet në këtë drejtim dhe shumë shpejt do të dilet me një rezultat konkret.

“Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në drejtim të dinamizmit të punës së shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Për këtë paralajmërim të shefit të tij, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha thotë se çështja e vazhdimit të mandatit të ambasadorëve është çështje më komplekse se sa një deklaratë e ministrit.

Ai ka theksuar se ky proces është i ndërvarur me më shumë faktorë si: Ministria e Jashtme, Kryeministria, Presidenti si dhe vendet ku Kosova ka misionet diplomatike. Sipas tij, kësaj duhet shtuar edhe ligjin, i cili përcakton një ndarje 50% me 50% ndërmjet diplomatëve të karrierës dhe diplomatëve politikë.

“Duke qenë se i takoj edhe vet gjeneratës së parë të ambasadorëve, jam në dijeni jo vetëm teorike por edhe praktike se sa i komplikuar dhe i vështirë është formësimi i diplomatëve që na prezantojnë dhe janë pasqyrë e shtetit tonë në vendet përkatëse. Mund të them se fillimisht, në vitin 2009 ka pasur një proces të mirë dhe me kritere që ishin përcaktuar edhe nga vet ligji përmes konkurrimit, por më vonë kriteret u zbuten dhe dominuan emërimet politike jo gjithmonë të denja për një detyrë kaq të rëndësishme për shtetin”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një analizë të detajizuar, të këshilluar dhe të dakorduar për të përmirësuar përfaqësimin por assesi për një vendim “revolucionar” të ndërrimit të të gjithë ambasadoreve ngase, siç thotë ai, ky proces nuk mund të politizohet në tërësi.

“Si zëvendësministër dhe ambasador do të jap kontributin tim për depolitizim, përmirësim aty ku ka nevojë, profesionalizëm dhe përfaqësim dinjitoz me ambasadorë dhe diplomatë të karrierës dhe të emëruar  që plotësojnë kriteret e duhura si dhe për respektimin e normave ndërkombëtare dhe respektimin e vendeve ku jemi të përfaqësuar. Modeli i emërimeve të personalizuara, në 10 vjetorin e kremtimit të pavarësisë, duhet të ishte diçka që i kalon të kaluarës dhe ne na duhet një rrjet diplomatik që funksion pavarësisht formacioneve politike në pushtet. Ne na duhen përfaqësues që na përfaqësojnë dinjitetshëm në vendet përkatëse e jo përfaqësues që përmes kësaj detyre zgjidhin problemet e tyre sociale ose ambiciet e tyre personale që janë të papërputhshme me nivelin e detyrës”, ka shtuar Berisha.

Ai vlerëson se MPJ që është në vitin e 9-të të krijimit të rrjetit diplomatik, mandatet e ambasadorëve dhe diplomatëve nuk duhet të jenë uniformë por individuale.

“Disa prej tyre kanë kaluar mandatet, dhe natyrisht që ata duhet të kthehen, të tjerët janë në periudha të kryerjes e kështu me radhë. E përsërisë, nuk ka vend këtu për kurrfarë veprimi revolucionar uniform, por të shqyrtohet rast për rast dhe pastaj të merret vendimi. Kush nuk ka kohë me u marrë me analizimin e detajuar, atëherë është mirë me e delegu atë detyrë ose edhe me e liru përgjegjësinë sepse detyra jonë në ministri e qeveri, është pikërisht kjo, me ia kushtu gjithë kohën proceseve të politikës së jashtme. Kërkohet një fokusim total dhe kompetent”, ka thënë tutje Berisha.

Ndryshe në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme figurojnë 26 ambasada dhe shumë konsullata nëpër vende të ndryshme të botës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?