“Ledri Vula, patriot” – a u solidarizua ambasadorja me reperin kosovar

“Ledri Vula, patriot” – a u solidarizua ambasadorja me reperin kosovar

Dje këngëtarja me prejardhje kosovare e njohur botërisht, Rita Ora mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbeu”, ku mendohet se për ta ndjekur atë u mblodhën rreth 300 mijë qytetarë. Megjithatë, para saj këndoi reperi vendor Ledri Vula, i cili në rrjete sociale nga shumë njerëz tallej kur krahasohej me Rita Orën. Të gjitha meritat […]

Dje këngëtarja me prejardhje kosovare e njohur botërisht, Rita Ora mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbeu”, ku mendohet se për ta ndjekur atë u mblodhën rreth 300 mijë qytetarë.

Megjithatë, para saj këndoi reperi vendor Ledri Vula, i cili në rrjete sociale nga shumë njerëz tallej kur krahasohej me Rita Orën.

Të gjitha meritat për atmosferën e krijuar mbrëmë i shkuan Rita Orës.

Njerëzit u argëtuan me këngët e saj që janë hite botërore.

Por, lëvdata të tilla nuk pati edhe për Ledrin nga shumë njerëz.

Ajo që u kujtua ta vlerësoj edhe performancën e reperit komercialist ishte ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Madje Ledrin ajo e quajti edhe patriot.

“Ledri, djali ma i mirë i Prishtinës, faleminderit pafundësisht për emocionet që na i dhurove mbrëmë. Ti nuk je veç artist i shkëlqyeshëm, ti je patriot. Jam krenare me ty. Të ngjaftë Arbëri”, shkruan ajo.

Ky reagim i Çitakut i ngjan një ngushëllimi me Ledri Vulën, i cili nuk kishte qendrën e vëmendjes siç ndodh rëndom në koncertet e tij më të vogla në diasporë e klubet kosovare. /Periskopi/

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya