LDK, PDK e Nisma bien në ujdi për demarkacionin, presin që AAK të pajtohet

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se kanë arritur marrëveshje me PDK’në e Nismën për një draft të ri përmes së cilës synohet t’i jepet zgjidhje demarkacionit. Ai thotë se nuk pajtohen assesi që raporti i Bulliqit të dal në votim. Por për këtë nuk është pajtuar as Haradinaj. “Kemi arrit marrëveshje me […]
Ai thotë se nuk pajtohen assesi që raporti i Bulliqit të dal në votim. Por për këtë nuk është pajtuar as Haradinaj.
“Kemi arrit marrëveshje me PDK’në e Nismën për draftin që duhet të votohet ne kuvend dhe presim që edhe AAK të pajtohet me atë draft dhe të reflektojnë karshi kësaj marrëveshje dhe se paku t’i sigurojnë 61 vota tjera dhe me votat tona marrëveshja kalon përfundimisht” tha Hoti.
Ai tha se dje kanë negociu gjithë ditën me partitë shqiptare dhe ju kanë dhënë mundësinë që t’i shohin kërkesat e tyre.
Hoti theksoi se janë dakorduar që projektligjit t’i bashkohet deklarata e presidenteve, ndërsa raporti i Bulliqit të iu jepet deputetëve për informim.












