LDK e AAK nuk e ndajnë ‘mexhën’ e Ligjit për Demarkacionin

LDK e AAK nuk e ndajnë ‘mexhën’ e Ligjit për Demarkacionin

“Epo s’ka ligj tjetër, asnjë germë si heket këtij ligji, para jush e keni, bllokoni qytetarët, leni pa liberalizim, leni pa krejt”, ishte fjali e Kryeministrit në seancën ku pritej të votohej demarkacioni në seancën e sotme e cila vetëm sa i konfirmoi dallimet mes palëve. Përsëri u shty. Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin as […]

Përsëri u shty. Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin as sot nuk mori epilog. Me gjithë tentativat që të arrihet konsensusi mes partive politike, është një fjalë që po e pengon LDK-në që mos ta votojë këtë marrëveshje.

Me 93 deputetë në sallë nisi seanca për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Por, përsëri koalicioni qeverisës bashkë me opozitën nuk i kishin 80 votat e nevojshme për votimin e demarkacionit.

Në fjalën e tij hyrëse Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kur ishte në opozitë e kontestonte raportin shtetëror të kryesuar nga Murat Meha, i pyeti deputetët se si mund të mos i besojnë komisionit të ngritur nga ai vetë [të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi], i cili sic tha ai paguhet nga taksat e qytetarëve.

Në legjislaturën e kaluar, Shpejtim Bulliqi duke qenë deputet i LDK-së ka qenë më i zëshmi kundër marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria e drejtuar prej shefit të partisë së tij, Isa Mustafa. Në zgjedhjet e qershorit 2017, ai nuk qe kandiduar fare nga partia për ulëse të deputetit.

“A bon me ditë ku po ju dhemb. Qeveria e vendit të juaj e taksapaguesve tuaj ka formuar një komisioni. Ky komision nuk është as i Qeverisë e as i babës Hilmi. Është i Kosovës, çka keni që po ju pengon, ku po ju dhemb o vëllezër e motra”, tha Haradinaj.

Duke iu drejtuar deputetëve të LDK-së të cilët po e kundërshtojnë përfshirjen e raportit të komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqit si pjesë obliguese, ai ka thënë se “asnjë germë” nuk i hiqet këtij projektligji.

Për LDK-në, raporti i Bulliqit nuk duhet të ketë fuqi ligjore, por mund të përdoret vetëm si “dokument orientues” për deputetët para se të votojnë për marrëveshjen të cilës gjithnjë e më shumë po i rritet vjetërsia. Ajo është nënshkruar në gusht të vitit 2015 ndvrsa mali i Zi e ka rtifikuar pak muaj më pas.

“Marre, marre, marre duhet me ju ardh. Ky raport po ju pengon, ku po ju dhemb, a keni problem, kallxoni. Asnjë germë se heqim para këtij ligji. Izoloni qytetarët e Juaj, urdhëroni”, tha Haradinaj duke ju drejtuar deputetëve të LDK-së.

E shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti tha se LDK është që t’i ipet fund problemit gati tre vjeçar, duke thënë se ai ka ofruar zgjidhje.

“.. ne i kemi dhënë opsionin dje partive pozitare”, tha ai.

Hoti i reagoi Haradinajt duke i thënë se ka humbur kohë për sic tha ai ‘kauza të rrjeshme’.

“Tri vjet e keni mbajtë këtë shoqni të ndame me kauza të rreme. Grupi jonë parlamentar nuk voton raporte me kauza të rrejshme” tha Hoti.

E shefi i GP PDK-së, Memli Krasniqi ‘fjalën problematike’ e quajti dallim në finesa.

“Tash kur jemi kaq pranë, vërtet nuk mund të them se nuk është për keqardhje që kemi dallime në finesa për një tekst të përbashkët”, ka thënë Krasniqi.

Pas përplasjes mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hotit, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dhënë pauzë dhe ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për konsultime.

Pas konsultimeve, ku nuk mori pjesë Vetëvendosje, seanca u vendos të shtyhet përsëri.

Seanca për ratifikimin e Projektligjit për marrëveshjen e demarkacionit është shtyrë për të merkurën në orën 10:00, pas konsultimeve mes shefave të grupeve parlamentare. Në këtë seancë munguan vetëm deputetët e Listës Serbe.

Sot Albin Kurti është sulmuar me vezë derisa po hynte në objektin e Kuvendit. Kreun e Vetëvendosjes me vezë e kishin gjuajtur edhe fiks para dy viteve, në shkurt të 2016-tës.

Dje seanca e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, nuk nisi fare. Pas afër tri orë pritjeje, seanca u mbyll me një fjali të kryeparlamentarit: ‘seanca shtyhet’./Gazeta JNK

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?