Kryeprokurori Lumezi kishte paralajmëruar vendim për aferën “Pronto”, flet avokati i Grabovcit

Kryeprokurori Lumezi kishte paralajmëruar vendim për aferën “Pronto”, flet avokati i Grabovcit

Kryeprokurori Aleksander Lumezi kishte premtuar se deri në fund të muajit janar do të kishte një vendim për aferën “Pronto”. Por, ka kaluar edhe gjysma e muajit shkurt dhe s’ka një vendim definitiv lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të PDK’së përfshirë edhe Adem Grabovcin. Avokati i ish-Nënkryetarit të LDK’së, Florent Latifaj thotë […]

Kryeprokurori Aleksander Lumezi kishte premtuar se deri në fund të muajit janar do të kishte një vendim për aferën “Pronto”. Por, ka kaluar edhe gjysma e muajit shkurt dhe s’ka një vendim definitiv lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të PDK’së përfshirë edhe Adem Grabovcin. Avokati i ish-Nënkryetarit të LDK’së, Florent Latifaj thotë se s’kanë marrë kurrfarë njoftimi nga Prokuroria.

541 ditë, apo 17 muaj, nuk i kanë mjaftuar Prokurorisë Speciale për të nxjerrë një vendim lidhur me hetimet që i ka nisur ndaj Adem Grabovcit për aferën “Pronto”.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi pati premtuar, në dhjetor të vitit të kaluar, se vendimi për njërën prej dosjeve më të famshme për publikun, “Pronto” do të jepet më së largu në fund të janarit të vitit 2018.

Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj, ka thënë se  deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim nga prokuroria.

Ai ka treguar se  nuk është i njoftuar nëse organi i akuzës nëse kanë pushuar hetimet ose është marrë ndonjë vendim.

“Jo deri më tani kurgjë nuk me kanë njoftu nga Prokuroria”, ka thënë Latifaj, të dielën, për Express.

Kryeprokurori Aleksander Lumezi kishte premtuar se deri në fund të muajit janar do të kishte një vendim për aferën “Pronto”.

“…. më së largu deri në fund të janarit ne do të kemi një vendim të definitiv lidhur me këto hetime që jemi duke i bërë me rastin ‘Pronto’”, kishte thënë Lumezi, për JK.

Por, ka kaluar edhe gjysma e muajit shkurt dhe s’ka një vendim definitiv lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të PDK-së përfshirë edhe Adem Grabovcin.

Hetimet e Prokurorisë Speciale nisën vitin e kaluar, pasi portali ‘Insajderi’ publikoi disa përgjime telefonike ku zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës dëgjohen tek punësojnë njerëz nëpër poste të larta shtetërore.

Pas kësaj, Adem Grabovci kishte dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së. Ishte eliminuar edhe nga gara për t’u bërë deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndaj Adem Grabovcit dhe disa zyrtarëve të tjerë të PDK’së kishin nisur hetimet kur insajderi publikoi përgjimet në të cilat dëgjoheshin zyrtarët e shtetit duke bërë pazare me vende pune në sektorin publik. Grabovci bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin etj. caktonin nëpër pozitat e larta publike militantë të PDK’së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?