Kryeministri thërret qytetarët të dalin sonte në koncertin e Rita Orës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët që sonte të dalin në koncertin e Rita Orës. Haradinaj gjatë mbledhjes së qeverisë e cila po mbahet për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka folur edhe për koncertin e Rita Orës. Ai ka thirrur qytetarët që të dalin sa më shumë në koncert. […]
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët që sonte të dalin në koncertin e Rita Orës. Haradinaj gjatë mbledhjes së qeverisë e cila po mbahet për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka folur edhe për koncertin e Rita Orës.
Ai ka thirrur qytetarët që të dalin sa më shumë në koncert.
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora tashmë është nisur drejt Kosovës. Në ora 12:00 pritet të arrijë në Prishtinë.
Ajo është shprehur tejet e gëzuar që po vjen në vendin e lindjes, aty ku sonte pritet të performojë në nder të kësaj feste.












