Kryeministri falënderon Rita Orën: I dhatë shpirt dhjetëvjetorit të pavarësisë

Kryeministri falënderon Rita Orën: I dhatë shpirt dhjetëvjetorit të pavarësisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka falënderuar edhe një herë këngëtaren e famshme me prejardhje nga Kosova Rita Ora, për koncertin e mbrëmshëm në Prishtinë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Përveç Rita Orës, Haradinaj ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë, shqiptarët nga Shqipëria dhe ata nga Kosova. “Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq […]

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka falënderuar edhe një herë këngëtaren e famshme me prejardhje nga Kosova Rita Ora, për koncertin e mbrëmshëm në Prishtinë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Përveç Rita Orës, Haradinaj ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë, shqiptarët nga Shqipëria dhe ata nga Kosova.

“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt!”, ka shkruar Haradinaj, shkruan Periskopi.

Rita Ora mblodhi mbrëmë rreth 300 mijë njerëz në sheshin e Prishtinës.

Paraqitja e saj u komentua jo vetëm në vend, por edhe në të gjitha mediat tjera më të njohura ndërkombëtare.

Ajo, sa qëndroi në Kosovë, u nderua me çmime nga Presidenca dhe Kryeministria. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme