Kosovës i rrezikohet përsëri shtyrja e liberalizimit të vizave

Kosovës i rrezikohet përsëri shtyrja e liberalizimit të vizave

Me githë pajtimin e Ramush Haradinajt që raporti i Bulliqit të përmendet vetëm si dokument orientues në Projektligjin për demarkacionin dhe pajtimit ndërpartiak që Kuvendi i Kosovës ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin të nënshkruar në Vjenë me deklaratën e presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, nëse kjo nuk ndodh brenda muajit shkurt, procesi i […]

Entuziazmi që i kaploi liderët gjatë fundjavës, kur Ramush Haradinaj bashkë me Behgjet Pacollin dhe Kadri Veselin i thanë po kërkesës së LDK-së, që në Projektligjin për demarkacionin raporti i Bulliqit të shërbejë vetëm si orientim, mund të rezultojë i kotë nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen brenda muajit shkurt.

Një diplomat evropian i akredituar në Prishtinë, duke folur për Gazetën Express, në kushte anonimiteti ka thënë se Kosova “mund ta humbë trenin” për liberalizimin e vizave, nëse Kuvendi nuk e miraton Marrëvshjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është një nga kushtet e mbetura që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

Arsye për këtë është që, nëse ndodhin shtyrje të reja, Kosova nuk do të përfshihet në procedurat burokratike që do të nisin menjëherë pas vizitës së zyrtarëve të lartë të BE’së në Kosovë, kryekomisionerit Junker, kryediplomates Federica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn.

“Nëse partitë politike duan që çështja e liberalizimit të futet në dokumentet e BE-së ku liberalizimi i vizave rekomandohet gjatë Samitit të BE’së në fund të qershorit, atëherë Kuvendi duhet ta miratojë demarkacionin gjatë këtij muaji. Zvarritja e mëtejme e humb këtë afat”, ka thënë ky zyrtar.

“Vizita e Presidentit të KE’së Junker, Mogherini dhe Hahn të mërkurën do të ishte momenti idel që këta zyrtarë të lartë të BE’së ‘të marrin shënim’ se Kosova e ka miratuar demarkacionin. Nëse humbet ky afat, atëherë Kosova rrezikon ta shtyjë liberalizimin e vizave edhe pas vitit 2020-2021, pas kësaj BE s’do të ketë kohë për Kosovën, por do të merret me Brexit”, ka thënë zyrtari evropian për Express.

Edhe pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Veselit, Pacollit, Haradinajt dhe Hotit, nuk ka vota të mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit. Aktualisht janë 78 vota nga 80 votat e kërkuara. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se demarkacioni do të miratohet të mërkurën pasi do të votojë edhe ndonjë deputet i VV’së, por zëvendëskryeministri Pacolli ka dhënë një informatë tjetër, duke thënë se demarkacioni do të ratifikohet në muajin mars. Lista Srpska tashmë është pozicionuar kundër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?