Kosova shënon përmirësim në Indeksin e perceptimit të korrupsionit, Shqipëria përkeqësohet

Kosova shënon përmirësim në Indeksin e perceptimit të korrupsionit, Shqipëria përkeqësohet

Kosova ka shënuar përmirësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, të publikuar mbrëmjen e së mërkurës nga “Transparency International”, përderisa Shqipëria është përkeqësuar. Për vitin e kaluar, Shqipëria renditet në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa […]

Për vitin e kaluar, Shqipëria renditet në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.

Një vit më parë, Shqipëria kishte vetëm një pikë më shumë, por mbante pozicionin e 83-të, së bashku me Bosnjën.

Kosova, nga ana tjetër, ka shënuar përmirësim, pasi është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016 (me 36 pikë), në vendin e 85-të (me 39 pikë), transmeton TCH.

Sa i përket Europës Lindore dhe Juglindore, viti 2017 ka shënuar një rritje të autoritarizmit anembanë kësaj pjese të kontinentit të vjetër, duke tronditur kështu përpjekjet antikorrupsion dhe kërcënuar liritë dhe të drejtat civile. Në këtë rajon, organizatat joqeveritare dhe mediet e pavarura kanë pasur sfida ndaj monitorimit dhe kritikimit të vendimmarrësve të tyre.

Shembuj merren Polonia, ku trupat qeveritare kanë marrë kontrollin dhe shpërndarjen e fondeve jetike për organizatat joqeveritare, si dhe Rumania, ku qeveria kaloi një projektligj që vendoste kërkesa raportimi joproporcionale për organizatat joqeveritare.

Në raport analizohen 180 vende në bazë të nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, përmes një shkalle vlerësimi nga 0 në 100 pikë, ku zeroja tregon një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100-a një vend pa korrupsion. Në krye të listës renditet Zelanda e Re, e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?