Kosova eksporton më së shumti para të gatshme

Kosova eksporton më së shumti para të gatshme

Kosova më shumë eksporton para të gatshme se sa prodhimeve vendore, thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Kjo gjë që e ka karakterizuar periudhën e pas-pavarësisë duhet të ndryshojë në të ardhmen. Deficiti tregtar i Kosovës që nga periudha e pavarësisë gjithmonë ka qenë i lartë. Kosova eksporton shumë më pak mallra se të gjitha shtetet […]

Deficiti tregtar i Kosovës që nga periudha e pavarësisë gjithmonë ka qenë i lartë. Kosova eksporton shumë më pak mallra se të gjitha shtetet e rajonit, kurse sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, më së shumti eksporton para të gatshme.

“Definitivisht Kosova të vetmen gjë që është duke eksportuar është paraja e gatshme, por ajo çka duhet të theksoj është që nuk jemi duke eksportuar vetëm paranë e qytetarëve të Kosovës por edhe paranë e diasporës që për fat të keq që edhe ajo djersë e tyre është e gjykuar për t’u eksportuar, përkatësisht për të importuar mallra nga vendet në rajon e më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu. .

 Gërxhaliu për Radio Kosovën ka shtuar se qytetarët e Kosovës si më të varfrit në rajon, në një aspekt janë duke punuar për të krijuar mirëqenie të qytetarëve tjerë në rajon.

“Po shihni një vend i varfër siç është Kosova është duke garantuar ose gjeneruar stabilitet social në vend, rajon dhe Evropë, kurse neve na mbetet varfëria dhe tërë ky mjerim me të cilin ballafaqohemi”, u shpreh ai.

Se vendi ynë edhe pas 10 vitesh pavarësi eksporton shumë më tepër mjete financiare se sa mallra, e thotë edhe kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha:

“Jo që nuk kemi kapacitete për të eksportuar, por që nga paslufta ekonomia e Kosovës, do të thotë institucionet janë fokusuar që të mbledhin të hyra nga dogana, e jo të krijojnë kushte për prodhim në Kosovë. Për këtë arsye ne shumë më tepër importojmë se sa prodhojmë dhe kjo ndikon në eksportin e parave, jo produkteve nga Kosova”, thotë Panxha.

Për të tejkaluar këtë situatë të pafavorshme sa i përket deficitit tregtar dhe eksportit të parave të gatshme, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se qarqet politike në Kosovë duhet ta kuptojnë realitetin që mbi interesat e shtetit nuk janë interesat partiake a politike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?