Konjufca: Përgjegjësinë për vizat duhet ta marrë ai që e ka nënshkruar marrëveshjen e gabuar të demarkacionit

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet demarkacioni. Kryeparlamentari Kadri Veseli në fjalën e tij hyrëse ka thënë se nëse nuk ratifikohet, qytetarët do të izolohen më tutje pasi nuk do të ketë liberalizim të vizave. Reagimi ka ardhur nga shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë […]
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet demarkacioni.
Kryeparlamentari Kadri Veseli në fjalën e tij hyrëse ka thënë se nëse nuk ratifikohet, qytetarët do të izolohen më tutje pasi nuk do të ketë liberalizim të vizave.
Reagimi ka ardhur nga shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se nëse kalon kjo marrëveshje, shteti jonë humb territor.
‘Nëse kalon marrëveshja, shteti jonë humb territort, kjo është më esenciale se liberalizimi i vizave, jo pse koj eë fundit është më pak e rëndsishme’, ka thënë ai.
Sipas Konjufcës, fajtor janë ata që e kanë nëshkruar gabimisht këtë marrëveshje.
‘ Kush e ka pengu. Ai që e ka nënshkru gabimisht dhe dolën gabime. Pse ne me i pas fajet, përgjegjësinë e kanë ata që kanë nënshkru gabim. Pse opozita me marrë këtë përgjegjësi, nëse kalon kjo marrëveshje Kosova humb territor.Duhet t’i thoni të dy nëset e pastaj qytetarët e matin veten se cila nëse është më e rendësishme.’












