Kjo kompani i ofroi Atifete Jahjagës një dhuratë në vlerë mijëra euro

Kjo kompani i ofroi Atifete Jahjagës një dhuratë në vlerë mijëra euro

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pretendon se kishte refuzuar një orë dore që i ishte ofruar si dhuratë nga njëra prej kompanive të familjes Devolli. Jahjaga tha se në fillimin e mandatit të saj, që i bie në vitin 2011, në zyrën e saj ishte sjellë një dhuratë në vlerë mijëra euro. “Ka qenë një […]

Jahjaga tha se në fillimin e mandatit të saj, që i bie në vitin 2011, në zyrën e saj ishte sjellë një dhuratë në vlerë mijëra euro.

“Ka qenë një dhuratë e cila ka qenë me vlerë mijëra euro. Nëse nuk gaboj ka qenë dikur në javën e parë  apo të dytë të mandatit tim. Ka qenë një orë dore me një vlerë enorme. Ka qenë nga një biznes i Kosovës”, tha Jahjaga për Jeta në Kosovë.

Në pyetjen e Jeta Xharrës se a ka qenë ky biznes i ‘Devollëve’, ish-presidentja u përgjigj ‘Po’.

Jahjaga shtoi se këtë dhuratë ajo e kishte refuzuar me shkresë zyrtare.

“Unë me të parë vlerën e kësaj dhurate… Unë kam kërkuar që kjo dhuratë menjëherë të kthehet, ashtu si e sheh protokolli i shtetit është kthyer në mënyrë zyrtare dhe me shkresë zyrtare”, tha Jahjaga.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, ka kontaktuar dy kompanitë e familjes Devolli, ‘Devolli Group’, me pronar Blerim Devollin dhe ‘Devolli Corporation’, që është në pronësi të Shkëlqim Devollit.

Lidhur me këtë çështje, është përgjigjur kompania ‘Devolli Group’ në emailin zyrtar duke thënë se një dhuratë e tillë nuk ishte bërë nga kompania e tyre.

“Kompania jone asnjehere nuk i ka derguar dhurate te tille ish Presidentes Jahjaga apo edhe ndonje politikani.

“Sa per informatë, dhuratat e vetme qe i japim si shumica e kompanive ne Kosovë, jane pakot e vitit të ri qe përmbajnë ekluzivisht produkte tona (produkte të qumështit dhe lëngje) dhe ju dedikohen vetëm klientëve apo bashkëpunetorëve tanë. Vlera e produkteve në pako mund të jetë rreth 10.00 EUR”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër, kompania me pronar Shkëlqim Devollin, ‘Devolli Corporation’  ende nuk janë përgjigjur.

Në këtë intervistë , Jahjaga po ashtu flet për disa nga vendimet më të rëndësishme që ka marrë si Presidente dhe detaje të pazbuluara më parë të kohës sa ishte në udhëheqje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?