Kimete Berisha: Qosja refuzoi dekoratën e Thaçit, por s’e kishte refuzuar dekoratën e Serbisë

Kimete Berisha: Qosja refuzoi dekoratën e Thaçit, por s’e kishte refuzuar dekoratën e Serbisë

Publicistja Kimete Berisha ka komentuar refuzimin e dekoratave presidenciale si mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e Kosovës. Ajo është përqendruar te dekorata që i është dhënë akademikut Rexhep Qosja nga Presidenti Hashim Thaçi, të cilën Qosja e refuzoi dhe më pas në një shkrim të tij ai renditi edhe arsyet e veprimit të […]

Berisha,  ka shkruar në Facebook duke e kritikuar Qosjes se kishte pranuar dekoratë nga Serbia më 10 korrik 1975 dhe nuk e kishte refuzuar asnjëherë.

Ky është shkrimi i plotë i Berishës:

O dashni, dashnia jem, pse u bane armiku jem

S’po du me ja nxan krytë, se s’është stili im, ama, Rexhep Qosja kurrë s’ia ktheu Serbisë dekoratën ‘7 Korriku i Serbisë’, as pas gjenocidit, as pas masakrave, as pas dhunës dhe luftës së tmerrshme që bëri Serbia kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Nuk ka aq kapital moral sa ta refuzojë dekoratën e Hashim Thaçit, njeriu që u shkri prej lezetit kur në moshën 40-të vjeçare u dekorua prej Serbisë për ‘vlerat’ e tij jugosllave.

Në eufori e sipër, i shkokluar kokë e këmbë, më 10 Korrik 1975, pas marrjes së çmimit të Serbisë, ‘Rilindjes’ i tha:

‘Shpërblimi i 7 Korrikut është shpërblimi më i madh dhe më autoritativ në Republikën Socialiste të Serbisë dhe, padyshim, i bën nder çdo laureati të tij. Vetë mund të jem posaçërisht i nderuar që më është dhënë ky shpërblim. Më i rëndësishëm se ky, ndërkaq është fakti se ky shpërblim jipet në shenjë të kryengritjes së popujve të Serbisë kundër një force të errët, satanike në historinë e njerëzimit: kundër forcës fashiste. Në qoftë se punës sime i shprehet një mirënjohje e tillë shoqërore, që simbolizon idealet e larta të Revolucionit socialist, atëherë kam arsye të sinqertë të jem i kënaqur’.

E tash, po ky i njejti i bën behane shpërblimit të Republikës së Kosovës.

Se Hashim Thaçi nuk jep dekorata të Brojës (s’ke pse bëhesh idiot pa nevojë dhe e lidh këtë muhabet me Hashim Thaçin), se Hashimi nuk po jep shpërblime t’babës t’vet, dhe hiç nuk është i rëndësishëm emri i Presidentit, i rëndësishëm është Institucioni, se Presidentët shkojnë e vijnë.

Nuk refuzohet Institucioni shtetëror me mend n’kry. Refuzohet, po, ama, veç kur e ndjen veten Institucion në vete. Institucion mbi Institucionin. Shtet n’vete. Psikopat.

Hashim Thaçit ia kthyen dekoratat ata që ia kanë inat dhe s’arrijnë ta fshehin kurrëqysh mllefin e tyre pse i dështoi në politikë dhe i çoi në harresë për së gjalli, dy ‘shkrimtarët’ në tentativë: Veton Surroin dhe Rexhep Qosjen.

Nuk është ‘burrë i mirë’ Hashim Thaçi, por që ua ka thyer hundët-ua ka thyer, hallall i qoftë për këtë.

Serbofil qysh ka qenë gjithmonë Veton Surroi, s’po e citoj se nuk ia vlen me humb njeriu kohë me dikë që e quajti popullin shqiptar ‘fashistë’, ama Rexhep Qosja ka jetuar aq gjatë sa të vetësijësohet dhe ta kuptojë se nuk ka qenë kurrë dyrek qielli, dhe se me egoizmin dhe me mendjemadhësinë e tij sot ka përfunduar si fansi më i madh i vetevetes, se veç ai ende nuk e ka parë veten sa dyfytyrësh, hakmarrës dhe inatçor që është, prandaj ka dështuar të bëhet poet qysh ka pas qejf.

Krimi i Hashim Thaçit është se si disa patriotë të mëdhenj ‘nuk ia mbushën synin’ t’i kujtojë…e din ai për çka e kam fjalën!

Por, nëse kujton se asgjë s’ka fund, e as pushteti i tij, dhe nëse e ka luksin të bëjë këso krime, le ti bën! Gjithkush i paguan në fund gabimet e veta…

Ama, Rexhep Qosja do të ishte lajm të heqte dorë edhe nga paga e Akademisë, mbasi është kaq ishnushëm me Kosovën, tek atëherë, e kishim besu se e ka prej zemrës së plastë.

P.S. Në intervistën e 10 Korriku 1975 (Rilindje), Rexhep Qosja i kritikonte shkrimtarët shqiptarë pse nuk po shkruanin për revolucionin jugosllav.
Marrja e Zotit nuk është me gabu, por me lidhë çykë e mos m’i ra pishman.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?